Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çfarë ndodhi me aeroplanin e nisur nga Prishtina në Stamboll

08/12/2025 - 08:00
në Kryesore, Lajme
A A
Krejt çfarë ndodhi me aeroplanin e nisur nga Prishtina në Stamboll
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një avion pasagjerësh i kompanisë AJet, i cili operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.

Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, ka devijuar nga aksi i taksimit dhe ka përfunduar në një terren të butë pak çaste pas prekjes së tokës.

Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit ka lëshuar një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L mbetet e mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, raporton portali airporthaber2.com.

Mbyllja e njërës prej pistave kryesore gjatë orëve të ngarkuara të operimit ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, ndërsa disa avionë janë detyruar të kryejnë pasim ose të përsërisin procedurat e uljes.

Ekipet emergjente dhe ato teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje.

Aktualisht po zhvillohen punimet për nxjerrjen e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar.

Sipas informacionit të deritanishëm, nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet turke kanë njoftuar se pista do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit dhe untilizimit të avionit.

Paralelisht, SHGM (Drejtoria e Aviacionit Civil e Turqisë) dhe administrata e aeroportit kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Ambasada ka thënë se sipas informacioneve zyrtare të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurtë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.

Kompania AJet, në deklaratën e saj, ka thënë se është kryer aterrimi në mënyrë të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës. Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa qenë e nevojshme përdorimi i rrëshqitësve emergjentë. Nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre. Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Ankara.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë