Sipas një raportimi të revistës Spiegel bazuar në një dokument sekret, ushtria gjermane e konsideron Rusinë si një “rrezik ekzistencial” për Gjermaninë dhe Evropën, raporton The Guardian.
Një dokument i ri i rrjedhur i Bundesëehr-it paralajmëron se Kremlini po përshtat strukturat industriale dhe drejtuesit e vet “pikërisht për të përmbushur kërkesat për një konflikt të madh me NATO-n deri në fund të kësaj dekade.”
Raporti nga revista, citon dokumentin që thotë se Rusia po përgatitet në mënyrë të verifikueshme për një konflikt me NATO-n, duke forcuar sidomos forcat e saj në pjesën perëndimore të Rusisë “në kufijtë me NATO-n.”
Ndërkohë, sipas raportimit, dokumenti parashikon se që nga viti i ardhshëm, Rusia mund të ketë rreth 1.5 milion ushtarë në shërbim aktiv.
Lidhur me këtë dokument, nuk ka pasur ende ndonjë koment nga ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë.