Analisti politik, Krenar Shala ka një lutje për kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka kërkuar nga Kurti që mos ta çoi vendin në zgjedhje, ngase sipas tij rrezikojmë që të mbesim pa opozitë pas zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
☞ Kryministër, t’lutna mos e dërgo venin në zgjedhje se ka gjasa që mesim pa Opozitë pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo nuk osht mirë as për ty, as për Kosovën. Populli e ka votu këtë qeveri për ni mandat të plotë.
☞ Përkthyesja qëllimisht apo gabimisht e ka përkthy dje fjalimin e ish presidentit Bill Clinton në Tiranë. Ai thotë: “Kosovarët i kanë krijuar ato katër qytete në të të mirë të serbëve për tu dhënë 4 kryetar më tepër. Kshtu që mendoj që ata kanë bërë gabim që nuk kanë votuar.” E jo qysh po e përkthen përkthyesja qëllimisht apo gabimisht: …kshtu që mendoj ata se tani kanë bërë një gabim të votojnë”.
☞ Videoja që u bo virale ku shihet një imam duke e ngritur flamurin amerikan diku në Kosovë ish dashtë me konë njëra ndër videot me ma së shumti shpërndarje në rrjetet shoqërore. Epike!













