Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krenare Sogojeva Dërmaku: Nga sfidat te sukseset ndërkombëtare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

29/06/2026 - 14:52
në Opinione
A A
Krenare Sogojeva Dërmaku: Nga sfidat te sukseset ndërkombëtare të Agjencisë për Informim dhe Privatësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Krenare Sogojeva Dërmaku

Gjatë këtyre viteve, mirëpritëm mbi 150 ekspertë evropianë si nikoqirë të dy punëtorive evropiane dhe dy konferencave rajonale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike. Ndërtuam ura bashkëpunimi që rezultuan me marrëveshje bilaterale.

U bëmë anëtarë të Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe të Drejtën e Informimit, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e standardeve për informim të drejtë dhe të qasshëm në nivel evropian. Faleminderit Besnik Dervishit për përkrahjen e ofruar për Kosovën dhe Agjencinë.

Në prill të vitit 2025 u bëmë anëtarë me të drejta të plota të Konferencës Pranverore të Autoriteteve për Mbrojtjen e të Dhënave dhe fituam besimin për të qenë nikoqirë të kësaj konference në vitin 2027.

Po ashtu, në rolin tonë si kontribuues, në vitin 2027 do të jemi nikoqirë të Grupit Punues për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Menaxhimin e Krizave, në kuadër të Asamblesë Globale të Privatësisë.

Ky historik aktivitetesh dhe lobimi ndërkombëtar ka krijuar një realitet të ri për imazhin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në zbatimin e standardeve të avancuara në fushën e qasjes në dokumente publike dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Orientimet strategjike të Agjencisë kishin në fokus vendimmarrjen në harmoni të plotë me standardet evropiane, jo vetëm me qëllim të përmbushjes së kërkesave ligjore, por edhe për të reflektuar arritjet në raportet vlerësuese të Komisionit Evropian për Kosovën.

Puna dhe angazhimi ynë janë vlerësuar vit pas viti në këto raporte, duke evidentuar progres të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, me zbatim të ligjit në harmoni me standardet evropiane, kapacitete të forcuara, mbikëqyrje efektive dhe, mbi të gjitha, pavarësi institucionale, që rrjedhimisht rrit besimin e qytetarëve tanë.

Entuziazmi, vizioni i qartë strategjik dhe kërkesat për mbështetje, të shoqëruara me rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në informim, ndërgjegjësim dhe ngritje të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes në dokumente publike, u bënë baza e partneritetit me organizatat ndërkombëtare në Kosovë. Ky partneritet rezultoi me dhjetëra projekte, të cilat kishin për synim forcimin e transparencës dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Falënderim i veçantë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadën e Holandës, Ambasadën Britanike, Zyrën e Bashkimit Evropian, Këshillin e Evropës, GIZ-in, OSBE-në dhe EULEX-in, të cilët na besuan dhe na mbështetën në këtë rrugëtim.

Mirënjohje e veçantë edhe për organizatat e shoqërisë civile, të cilat u bënë pjesë e projekteve tona, duke promovuar të drejtën për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Pa hezitim dhe pa paragjykim, ato besuan në misionin tonë.

Falënderoj stafin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, i cili me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë bëri të mundur rezultatet dhe sukseset që prezantuam sot.

Misioni ynë nuk matet me kohën që ka kaluar, por me ndikimin që kemi lënë dhe me përgjegjësinë që kemi ndaj çdo qytetari. Me të njëjtin besim dhe përkushtim do të vazhdojmë të mbrojmë privatësinë dhe transparencën, duke dëshmuar se edhe sfidat më të mëdha mund të shndërrohen në histori suksesi.

Sepse të mbrosh të drejtat e qytetarëve do të thotë të mbrosh dinjitetin e tyre. Dhe nuk ka mision më fisnik se ky.

(Autorja është komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi)

 

JU REKOMANDOJMË

Kosova ka votuar. Tani është koha për të qeverisur

Kosova ka votuar. Tani është koha për të qeverisur
09/07/2026 - 13:47

Opinion nga Eva Palatová, Ushtruese e Detyrës së Shefes së Bashkimit Europian në Kosovë Gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit, qytetarët e Kosovës kanë dalë në zgjedhje tri herë...

Më shumëDetails

Tri sfidat kryesore që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës

Tri sfidat kryesore që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës
08/07/2026 - 12:09

Shkruan: Naim Jakaj Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit nuk kanë prodhuar ndryshim të madh në renditjen e partive politike, por kanë ngushtuar paksa epërsinë e Lëvizjes Vetëvendosje....

Më shumëDetails

Ngërçi i (pa)tejkalueshëm: Një analizë sociopsikologjike e krizës politike në Kosovë

Ngërçi i (pa)tejkalueshëm: Një analizë sociopsikologjike e krizës politike në Kosovë
02/07/2026 - 23:11

Shkruan: Dashamir Bërxulli Kosova zhvilloi para tre javësh zgjedhjet parlamentare, të tretat në një hark kohor prej 16 muajsh. Në kuptimin numerik rezultati i dalë nga kutitë e...

Më shumëDetails

A po rrëshqet protesta në revolucion? – Refleksione gjysmë të sistemuara mbi Hormuzin, Zvërnecin dhe Trepçën

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
30/06/2026 - 10:50

Rama e tha para disa ditësh se do të dorëhiqet vetë nga pushteti ditën që Shqipëria bëhet anëtare e BE-së, sepse ky ka qenë misioni i tij në...

Më shumëDetails

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë