Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krimet Ekonomike ‘trokasin’ në dyert e komunës, po hetojnë për keqpërdorime kontratat e dhënies së pronave komunale nga qeverisja e Xhafer Tahirit

21/01/2022 - 16:06
në Lajme
A A
Krimet Ekonomike ‘trokasin’ në dyert e komunës, po hetojnë për keqpërdorime kontratat e dhënies së pronave komunale nga qeverisja e Xhafer Tahirit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës këtë javë ka ‘trokitur’ në dyert e komunës së Vushtrrisë, për të hetuar disa lëndë të viteve të kaluara.

Veriu.info mëson së Krimet Ekonomike po hetojnë kontratat e dhënies në shfrytëzim të pronave komunale në Zonën Ekonomike në Lumadh, ku bizneset kishin përfituar toka të komunës për 99 vite me qëllim të zgjerimit të veprimtarive të tyre dhe hapjeve të vendeve të reja të punës.

Burime të Veriu.info nga policia e Kosovës bëjnë të ditur se hetimi ka filluar për shkak të dyshimit të keqpërdorimit nga bizneset dhe zyrtarët komunal me kontratat e këtyre pronave. Këto burime tregojnë se policia po heton edhe disa lëndë tjera të qeverisjes së kaluar.

Këto burime kanë treguar se përmes kontratave të komunës të lidhura mes tyre dhe ish kryetarit Xhafer Tahiri, atyre dyshohet se iu është mundësuar t’i fusin këto prona në hipotekë dhe t’i kalojnë në shfrytëzim te personat e tretë, gjë që po dyshohet se është veprim i kundërligjshëm.

Veriu.info ka kontaktuar edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka konfirmuar rastin se Njësia e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës po i heton kontratat e qeverisjes së kaluar për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale në Zonën Ekonomike në Lumadh.

“Po është e vërtetë që krimet ekonomike kanë qenë në komunën e Vushtrrisë për hetimin e lëndëve për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale në Parkun e Bizneseve në Lumadh dhe po ashtu edhe për disa lëndë tjera”, ka deklaruar Ferit Idrizi për Veriu.info, duke treguar se arsyet pse po hetohen këta janë dyshimet për keqpërdorime.

I pyetur nga Veriu.info se a po shqyrtohet mundësia e rishikimit të këtyre kontratave nga ana e komunës pas dyshimeve për keqpërdorime, kryetari Ferit Idrizi ka thënë: “Ne si komunë nuk do të ndërmarrim veprime në fazën e hetimeve. Pas përfundimit të hetimeve do të vendosim për hapat tjerë”./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë