Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kritika e këshilla Kurtit, mirënjohje e falënderime Ramës, Ali Ahmeti: Ai që matet me mua me patriotizëm, kot e ka

09/01/2024 - 18:11
në Kryesore, Lajme
A A
Kritika e këshilla Kurtit, mirënjohje e falënderime Ramës, Ali Ahmeti: Ai që matet me mua me patriotizëm, kot e ka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, mbetet ende shqiptari më i fuqishëm politikisht atje. Atë duket se e ka bezdisur fakti që kryeministri i Kosovës po i mbështet kundërshtarët e tij në Shkup dhe këtë e cilëson ndërhyrje “në punët e brendshme të organizimit politik në Maqedoni”. Albin Kurtit indirekt i ka thënë që të përqendrohet në punët e brendshme të Kosovës. I ka kërkuar të bëjë përpjekje për anëtarësimin e vendit në NATO, ku është Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kryeministrin e së cilës, Edi Ramën, ai e ka mik të madh dhe gjeti rastin që t’i shpreh mirënjohje e ta falënderojë që s’ka vepruar sikur Kurti.

Ali Ahmeti mbetet politikani kryesor shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë miq shumë të mirë, por kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk ka marrëdhënie të tilla me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës u ftohën aq shumë vitin e kaluar, sa mosmarrëveshjet mes tyre u reflektuan edhe në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, u përfshi edhe zyrtarisht në garën për pushtet në shtetin fqinj, duke iu bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare, disa muaj pasi këtë mbështetje ua ofroi edhe fizikisht gjatë një vizite shumë të diskutueshme në gusht.

Ahmeti mbrëmë ka shprehur hapur mospëlqimin e tij për veprimet e Kurtit, ndërsa e ka lavdëruar punën e Ramës.

Pasi në Samitin e Diasporës që u mbajt në fund të nëntorit në Tiranë i tha Ramës se “na ke në krah”, Ahmeti në një intervistë për Top Channel foli me shumë mirënjohje për kryeministrin e Shqipërisë.

“Kam thënë dhe po e përsëris – e kam thënë me bindje – Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë ka diskutuar shumë hapur në Bruksel për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, për burokracinë që ushtrohet në vetë Bashkimin Europian duke na vënë edhe kushte gati të njëjta me ato të cilat vendet e BE-së i kanë përmbushur para 20-30 viteve para se të themelohet Bashkimi Europian dhe nuk na vendosin në nivelin kur është pranuar Bullgaria si anëtare e Bashkimit Europian, kur është pranuar Rumania, kur janë bashkuar vendet e lindjes, qoftë edhe Greqia. Dhe Edi ka qenë i zëshëm në këtë kritikë”, tha fillimisht Ahmeti.

Kur u pyet për Albin Kurti, ai sërish foli më tepër për Ramën, por sigurisht, duke e drejtuar qartë kritikën e tij drejt kryeministrit të Kosovës.

“S’është puna për fushatë të Albin Kurtit. Edi Rama asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të organizimit politik në Maqedoni. Përherë ka bërë përpjekje për t’i afruar partitë politike në Maqedoni dhe sigurisht që unë i jam falënderues, mirënjohës për këtë qasje që ai ka patur”, tha Ahmeti.

Ai pohoi se Kurti ka ndërhyrë në punët e brendshme të “organizimit politik në Maqedoni”. “Sigurisht”, tha ai, dhe mori një shembull të para pesë vjetëve. “Ka ndodhur rasti për zgjedhjet presidenciale. Z. Kurti mbajti anë. Do të thotë – doli në përkrahje të një pjese të partive politike në Maqedoni, edhe pse kjo ishte një marrëveshje për zgjedhjet presidenciale – doli në mbështetje të një presidenti konsensual, që ishte z. Pendarovski asaj kohe, para pesë vitesh. Dhe ne nuk e kemi bërë në mënyrë naive dhe nuk kemi shprehur patriotizëm emocional e as folklorik, por jemi dakorduar në parim me z. Pendarovski, me partinë LSDM për detyrimet që do të ketë si president i vendit, z. Pendarovski, dhe pastaj ne i kemi dhënë përkrahje. Jemi dakorduar me pjesën maqedonase, sepse aktualisht shqiptari nuk mund të fitojë me vota të drejtpërdrejta postin e presidentit në Maqedoni. Ne mund të bëjmë një lojë, një teatër, por e dimë që në fund nuk ka fitues”, tha ai.

Ahmeti tha se nuk e di nëse Kurti e ka regjistuar Vetëvendosjen si parti politike edhe në Maqedoninë e Veriut, por tha se ndërkombëtarët e kanë pyetur se “për ç’arsye z. Kurti ka nevojë të bëjë parti politike në Maqedoni”. Kësaj dhe disa pyetjeve të tjera, tha se s’ka mundur t’u përgjigjet.

“Unë nuk e di që ka regjistruar parti. E di që shumë nga komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur interesimin: ‘për ç’arsye z. Kurti ka nevojë të bëjë parti politike në Maqedoni?’. Kam thënë po tani, kjo është demokracia. Dhe më kanë vendos në një situatë goxha të vështirë. ‘Po mirë, atëherë, pse z. Kurti ankohet kur Vuçiqi bën aktivitete politike në Kosovë. Si na e shpjegoni ju neve këtë punë?’. Dhe më kanë lënë gati edhe pa tekst me shumë pyetje që s’dua t’i marrë kohë tani emisionit tuaj”, tha ai.

Por, çka nëse Kurti do ta mbështeste partinë e tij, u pyet Ahmeti.

“Unë asnjëherë nuk kam kërkuar mbështetje nga Shqipëria dhe nga Kosova, nga partitë politike, sepse unë si Bashkim Demokratik për Integrim kam patur kontakte, bashkëpunim me të gjitha partitë politike, por në radhë të parë me shtetin. Sepse realisht mua më është dashur bashkëpunimi me shtetin, të ndërtojmë marrëdhënie ndërshtetërore, mes Shqipërisë e Maqedonisë, mes Kosovës e Maqedonisë. Kosova ka patur zhvillime tjera, ka patur probleme tjera, Shqipëria ka patur zhvillime tjera dhe neve na është dashur bashkëpunimi ndërmjet shteteve dhe jo partive”, tha kryetari i BDI-së.

Ahmeti tha se nuk e shqetëson koalicioni i Kurtit me kundërshtarët e tij. Ai tha se ka qenë vetë “për bashkim kombëtar”, por theksoi se “kanë ndryshuar rrethanat”.

Sipas Ahmetit, qasja e Kurtit nuk është realiste dhe racionale.

“Rrethanat politike, gjeostrategjike kanë ndryshuar… Dhe cila është qasja më realiste? Në politikë duhet të jesh realist dhe nuk mund të jesh kombëtar i mirë nëse nuk je racional dhe nuk je në rrjedha me zhvillimet”, tha ai.

Më tej, ai indirekt i tha Kurtit të përqëndrohet në punët e brendshme të Kosovës dhe të bëjë përpjekje për anëtarësimin e vendit në NATO, ashtu siç ka bërë Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“Kosova u bë e pavarur dhe tani Kosova ka punë të pranohet në organizatat ndërkombëtare. Kosova ka punë të anëtarësohet në NATO, në Bashkimin Europian. Ashtu siç është anëtarësuar Shqipëria në NATO dhe është në proces të anëtarësimit në Bashkimin Europian, ashtu siç është anëtarësuar Maqedonia në NATO dhe është në proces të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Ahmeti.

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian realizon ambiciet tona”, tha Ahmeti, i cili pohoi se bashkimi kombëtar arrihet nëpërmjet kësaj rruge.

“Ai që matet me mua me patriotizëm, t’i fitojë zgjedhjet në Maqedoni, kot e ka”, tha ndër tjerash Ahmeti, duke folur për kritikat e opozitës shqiptare atje.

Kryeministri i Shqipërisë, ndërkaq, vijon të ketë marrëdhënie të mira me BDI-në që është pjesë e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, e veçanërisht me kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmetin që e konsideron “mik të madh” dhe madje gjen rastin ta citojë jo rrallë.

Rama dikur i pati ftuar në një takim liderët e partive kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut para se Aleanca për Shqiptarët të bindej që të futej në Qeveri. Në anën tjetër, kryetarët e partive shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike e shkëputur së fundmi nga BDI-ja, i kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, duke llogaritur në rezultate më të mira me Kurtin përkrah.

Maqedonia e Veriut është para një procesi ku do t’i duhet të lëvizë në përpjekje për t’i shpëtuar bllokimit të procesit të integrimit të vendit në BE. Parakusht në këtë rrugë është çështja e ndryshimit të Kushtetutës dhe përfshirja e bullgarëve në preambulë, për të cilën pushteti s’ka mjaftueshëm vota.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë