Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kritikat ndaj Speciales në Kosovë, Gjermania thotë se vazhdon ta mbështesë fuqishëm dhe pa mëdyshje punën e saj

03/04/2025 - 11:46
në Lajme
A A
Kritikat ndaj Speciales në Kosovë, Gjermania thotë se vazhdon ta mbështesë fuqishëm dhe pa mëdyshje punën e saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mandat i tejzgjatur, aktakuza të reja dhe një qasje për shumë kënd joadekuate ndaj të akuzuarve, janë disa nga arsyet se pse në Kosovë zërat kritikues ndaj Gjykatës Speciale janë shtuar.

Rasti i fundit që ngjalli një valë reagimesh ndaj Speciales, ishte ai i moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi që të marrë pjesë në varrim e babait të tij.

Përveç qasjes ndaj të akuzuarve, gjë e cila shpeshherë ka ngjallur irritim në Kosovë, është edhe çështja e mandatit të saj dhe ajo e akuzave, duke pasur parasysh se në fillim një nga arsyet kryesore të krijimit të kësaj gjykate, ishin akuzat për trafik organesh, siç përmendet në raportin e Dick Martyt.

Lidhur me këto çështje e tjera që diskutohen rreth Speciales, eksponentë partiakë e publikë e kanë ngritur idenë e zhbërjes së kësaj Gjykate.

Lidhur me këto tema, Gazeta Express, ka dërguar pyetje tek ambasadat e akredituara nw Kosovë, shtete të cilat kanë qenë përkrahëse të fuqishme të kësaj gjykate që nga fillimi.

Gjermania, e cila është edhe nga financuesit më të mëdhenj të këtij institucioni të Kosovës të zhvendosur jashtë, i është përgjigjur pyetjeve që Gazetës Express që janë ngritur në publik javëve të fundit.

Gazeta Express: Kohët e fundit kritikat ndaj Gjykatës Speciale janë shtuar dukshëm dhe një nga arsyet për këtë është edhe trajtimi i të akuzuarve atje. Në veçanti, rasti i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Cili është vlerësimi juaj për këtë trajtim dhe a besoni se veprime të tilla përputhen me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut?

Ambasada Gjermane: Si parim i përgjithshëm, ne nuk komentojmë vendimet individuale të marra nga organet e pavarura gjyqësore, duke përfshirë Dhomat e Specializuara të Kosovës. Mosndërhyrja në punën e gjyqësorit është një aspekt themelor i shtetit të së drejtës. Vetë Dhomat e Specializuara, në deklaratën e tyre për shtyp të datës 18 mars të këtij viti, kanë theksuar se “Kur një i paraburgosur bën një kërkesë të kësaj natyre, gjyqtari ose gjyqtarët që merren me çështjen vlerësojnë të gjitha rrethanat në kohën kur kërkesa është bërë me urgjencën dhe dhembshurinë që kërkojnë situata si kjo. Ata vendosin bazuar në kuadrin ligjor të KSK-së dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”. Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni deklaratës këtu: https://www.scp-ks.org/en/statement.

Gazeta Express: Sa i përket zgjatjes së mandatit të Gjykatës: A mendoni se është i justifikuar vazhdimi i përsëritur i mandatit të saj dhe a mendoni se duhet të ketë një afat të qartë se kur duhet të përfundojë puna e kësaj gjykate?

Ambasada Gjermane: Parimi i shtetit të së drejtës i lejon edhe Dhomat e Specializuara, si organe të pavarura gjyqësore, të përcaktojnë kohën e nevojshme për përfundimin e çështjeve që kanë para tyre. Sipas Ligjit Nr. 04/L-274 për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, puna e Dhomave të Specializuara “do të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Evropian ta njoftojë Kosovën se hetimi dhe këto procedura kanë përfunduar”.

Gazeta Express: Një nga arsyet kryesore të krijimit të saj ishin akuzat për trafik organesh, siç përmendet në raportin e Dik Martit. Megjithatë, këto akuza nuk janë më pjesë e hetimit. A mendoni se ky devijim ka shkaktuar një zhvendosje nga qëllimi fillestar?

Ambasada Gjermane: Ligji Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, së bashku me aktet e tij rregullatore përkatëse, përshkruan në detaje fushëveprimin e mandatit të Dhomave të Specializuara. Sipas kësaj rregulloreje, mandati i Dhomave të Specializuara nuk kufizohet vetëm në trafikimin e organeve, por përfshin edhe krimet kundër njerëzimit sipas ligjit ndërkombëtar, krimet e luftës sipas ligjit ndërkombëtar, si dhe krime të tjera specifike sipas ligjit të Kosovës.

Gazeta Express: Sot në Kosovë, përveç kritikave, ka shumë zëra që kërkojnë shpërbërjen e gjykatës. Duke qenë se Gjykata Speciale u krijua me mbështetjen e fortë të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe vendin tuaj, a ka ndryshuar qëndrimi juaj ndaj kësaj gjykate? Vazhdoni ta mbështesni në formën e tanishme?

Ambasada Gjermane: Gjermania vazhdon të mbështesë fuqishëm dhe pa mëdyshje Dhomat e Specializuara të Kosovës në të gjitha aspektet e saj. Ato janë një shtyllë thelbësore e sundimit të ligjit në Kosovë dhe një element thelbësor në avancimin e drejtësisë tranzicionale në të gjithë rajonin.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë