Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kritikët e Kadyrovit mohojnë “përfshirjen e çeçenëve dhe çerkezëve” në Kosovë

22/08/2022 - 19:11
në Kryesore, Lajme
A A
Kritikët e Kadyrovit mohojnë “përfshirjen e çeçenëve dhe çerkezëve” në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Figurat opozitare çeçene, Akhmed Zakaev, dhe Dzhambulat Suleimanov, kanë mohuar përfshirjen në aksione në Kosovë të grupeve “të caktuara çeçene dhe çerkeze”, siç pretendoi më 21 gusht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Ata po ashtu thanë se nuk i njohin personat që Vuçiqi i përmendi më 21 gusht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference në Beograd po ashtu tha se këta persona më 3 gusht janë takuar me shtetasin turk D.I.H në Zubin Potok, në veri të Kosovës.

“Ata shprehën interesim për gatishmërinë e serbëve për t’iu kundërvënë autoriteteve në Prishtinë, se si dhe në çfarë mënyre mund të ofrojnë informacione për shërbimet e tjera të huaja të inteligjencës për të neutralizuar grupet e armatosura të serbëve në veri të Kosovës”, tha Vuçiq.

Sipas tij, këto grupe çeçenësh dhe çerkezësh kanë hyrë në Kosovë me një automjet me targa të Novi Pazarit, qytet në Serbi.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës me pyetjen nëse kanë informacione për këto pretendime të Vuçiqit se tre personat me enti çeçene dhe çerkeze kanë hyrë në Kosovë. Por, nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Serbia dhe Republika ruse e Çeçenisë nuk kanë raporte intensive ekonomike dhe politike, por në fund të qershorit të vitit 2021, një delegacion i Forumit Mysliman Evropian, që udhëhiqet nga Abdul-Wahed Niyazov, i cili në Rusi konsiderohet si bashkëpunëtor i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, kishte vizituar Novi Pazarin.Ai kishte premtuar se me mjete të Republikës Çeçene do të ndërtohej Qendra arsimore islamike për mësimin e Kuranit. Ky institucion është thënë se do të emërohej pas Ahmad Kadyrov, babai i liderit aktual çeçen, Ramzan Kadyrov.

Abdul-Wahed Niyazov, së bashku me një delegacion të Forumit Mysliman Evropian, kishin vizituar Kosovën më 6 korrik të vitit 2021. Atëbotë, kryeimami i Kosovës, Vedat Sahiti, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka pasur informata se me kë kanë afërsi anëtarë të caktuar të këtij delegacioni dhe as me pretendimet që Niyazov është i afërt me Kremlinin.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 21 gusht deklaroi në Beograd se Serbia ka informacione se para përshkallëzimit të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës më 31 korrik, një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.

Ai tha se detyra e tyre ishte të vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe të rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.

“Qëndrimi i një grupi që përfshinte Ahmed Ruslanovich Bahayev, Idriz Arzasanov, H.A. dhe M.A, persona të lidhur me Dzhambulat Suleimanov dhe Akhmed Zakaev, kundërshtarë të njohur të Ramzan Kadyrov, është evidentuar”, tha Vuçiq.

Por, Akhmed Zakayev, kryeministër në mërgim i Republikës çeçene të Içkerisë, pavarësia e së cilës nuk njihet, i tha Shërbimit të Kaukazit Verior të Radios Evropa e Lirë se “nuk e kam idenë se për çfarë bëhet fjalë”.

Dzhambulat Suleimanov, që udhëheq Komitetin çeçen të Fondacionit Shtetëror “Tolam”, me seli në Evropë, tha të njëjtën gjë.

“Mendoj se ky është një provokim nga ana e Serbisë, aleates së Rusisë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë