Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka biseduar sot me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
Sekretari Blinken dhe ministri i Jashtëm Cavusoglu diskutuan mënyrat për koordinimin e mëtejshëm dhe unitetin e NATO-s në lidhje me kërcënimin e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe agresionit rus kundër Ukrainës.
Sekretari theksoi angazhimin epërbashkët për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe vuri në dukje angazhimin e Presidentit Erdogan në mbështetje të një rezolute diplomatike. Udhëheqësit diskutuan normalizimin Turqi-Armeni dhe hapat shtesë që Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin për të mbështetur këto përpjekje.

Ata gjithashtu shqyrtuan mundësitë për të mbajtur një marrëdhënie të fortë dypalëshe SHBA-Turqi.














