
Vëshime që nuk mbahen mend për dekada të tëra përfshin para pak ditësh Mitrovicën dhe Skenderajn duke shkaktuar dëme kolosale materiale.
Shumë shtëpi, biznese e prona publike u dëmtuan nga uji.
Në një situatë të tillë pothuajse kaotike, një kontribut të madh në pastrimin e shumë hapësirave publike dha Kompania Rajonale e Mbeturinave “Uniteti”.
Sipas një storie të përgatitur nga RTV Dukagjini, punëtorët e KRM “Uniteti” dhanë kontribut në pastrimin e hapësirave të shumta në Mitrovicë e Skenderaj.
Sipas kryeshefit të kësaj ndërmarrje, Gazmend Morina, kjo kompani ka punuar edhe jashtë orarit të zakonshëm dhe me kapacitete të plota.
“Kena punu jashtë orarit, kena punu me gjitha kapacitetet. Fillimisht kena punu në Mitrovicë me kapacitetet e njësisë në Vushtrri. Kemi shkuar në Skenderaj me të gjitha kapacitetet sepse atje ka qenë një gjendje kaotike” – tha Morina për RTV Dukagjini.










