Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kroacia mbështet fuqishëm Kosovën në BE, shpreson që në verë anëtarësohet në KiE

30/11/2023 - 22:02
në Kryesore, Lajme
A A
Kroacia mbështet fuqishëm Kosovën në BE, shpreson që në verë anëtarësohet në KiE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës po qëndron në një vizitë zyrtare në Kuvendin e Kroacisë.

Me këtë rast, delegacioni zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë parlamentarë dhe trupa punues – nënkryetarin e Kuvendit Anto Sanader, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme Gari Cappelli dhe anëtarë të Komisionit, Kryesuesin e Komisionit për Çështje Evropiane, Domagoj Hajdukoviq dhe kreun e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kroaci-Kosovë, Anto Baçiq dhe anëtarët e Grupit.

Në qendër të bisedës mes zëvendëspresidentit Sanader dhe delegacionit të Kosovës ishin marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës dhe perspektiva evropiane e vendin tonë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe miqësore dhe shprehën dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të tyre. “Kroacia dhe Kosova janë të lidhura së bashku nga një e kaluar e përbashkët e trazuar dhe një luftë e vështirë për pavarësi”, kujtoi Sanader, raporton Klankosova.tv.

Parlamentarët e Kosovës shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen që Kroacia i jep në vazhdimësi Kosovës në përpjekjet e saj për t’u bërë sa më shpejt pjesë e BE-së dhe institucioneve të tjera evropiane, si dhe për përfshirjen e Kroacisë në forcat paqeruajtëse dhe policore ndërkombëtare në Kosovë.

Nënkryetari i Kuvendit kroat vuri në dukje se “Kroacia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën për t’u integruar sa më shpejt në BE” dhe rekomandoi që “komisionet e parlamentit kroat dhe atij të Kosovës të bashkëpunojnë sa më ngushtë dhe të vendosen kontakte më të shpeshta të drejtpërdrejta ndërmjet parlamentarëve”.

Gjithashtu u diskutua për pozitën e pakicës kombëtare shqiptare në Kroaci dhe pozitën e kroatëve në Kosovë. “Kontributi i komunitetit shqiptar në Kroaci është i madh, si gjatë Luftës së Atdheut ashtu edhe në ekonomi sot”, tha Sanader.

Deputetët e Kosovës theksuan se pozita e kroatëve në Kosovë është përmirësuar dukshëm në krahasim me vitet e pasluftës kur trendi i emigrimit ishte shumë i lartë.

Në takimin e delegacionit të Kosovës me nikoqirin e vizitës, Komisionin për Politikë të Jashtme, thuhet se u shkëmbyen mendime për projektin evropian dhe nevojën e zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit politik ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, duke përfshirë forcimin e diplomacisë parlamentare.

Në takim morën pjesë kryetari i Komisionit Gari Cappelli, përfaqësuesit Marijana Baliq, Ivana Posavec Krivec, Stephen Nikola Bartulica dhe Ermina Lekaj Prljaskaj.

“Bashkëpunimi parlamentar është gjithmonë më i hapur dhe më i qartë dhe na jep mundësinë të diskutojmë më hapur, veçanërisht për ato segmente ku mund të përmirësojmë marrëdhëniet”, tha Cappelli dhe shtoi se “Kroacia monitoron situatën në Kosovë dhe mbështet fuqishëm kandidaturën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Marijana Baliq, me fjalë përkrahëse për Kosovën në rrugën e saj evropiane, shtoi se beson se qasja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të sjellë sundimin e ligjit për qytetarët e Kosovës.

Ivana Posavec Krivec e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbajtjen e një dialogu të vazhdueshëm dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet dy vendeve dhe gjithashtu iu referua qëndrimit të komunitetit të vogël të kroatëve në Kosovë, ndërsa përfaqësuesi Bartulic mbështeti progresin e Kosovës në arritjen e sovranitetit dhe integritetit.

“Jam krenare që jam përfaqësuese e pakicave kombëtare në Kuvend, veçanërisht e pakicës shqiptare”, theksoi Ermina Lekaj Përlaskaj dhe falënderoi kolegët e saj kroatë për mbështetjen e madhe që i japin popullit të Kosovës.

Gjatë takimit të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Domagoj Hajdukoviq, me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, u diskutuan rrethanat aktuale të politikës së jashtme dhe të sigurisë në rajon dhe në BE . Ne takim u diskutua për rrugën, si dhe për mënyrat se si Kroacia, si shtet “shembull”, mund ta ndihmojë Kosovën në atë rrugë.

“Kroacia e mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe rrugën e saj drejt Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane e kanë mbështetur hapur Kosovën në shumë raste dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, tha Hajdukoviq. “Hapi i parë në rrugën e gjatë të integrimeve evropiane është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, ai proces po shkon mirë dhe shpresoj që deri në verën e vitit të ardhshëm ta mirëpresim Kosovën në atë institucion evropian”, ka shtuar Hajdukoviq.

U diskutua edhe për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe qëndrimet e ndryshme të vendeve anëtare të BE-së për këtë pjesë të Evropës, të cilat ndikojnë edhe në procesin e afrimit të Kosovës ndaj BE-së.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, u shpreh e kënaqur që gjatë kësaj vizite anëtarët e Komisionit mund të shkëmbejnë mendime me kolegët e tyre kroatë për tema të shumta që aktualisht janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe theksoi se për të gjitha sfidat me të cilat përballen në rrugën evropiane, mirëpresim këshilla dhe përvoja nga Kroacia.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës e përfundon vizitën në Kuvendin e Kroacisë me një takim me anëtarët e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Kroaci-Kosovë./klankosova

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë