Kryediplomati i Luksemburgut Xavier Bettel i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar me homologen e tij, Donika Gërvalla, ka treguar se për ca çaste i është “shmangur” protokollit.
Një burek me djathë dhe një me mish, thotë të kenë qenë motivet e tij për “shmangje”.
“Që kur kam arritur, kam dashur të dalë nga takimet më herët, sepse doja të provoja byrek në rrugën kryesore. Kam provuar një me djathë dhe një me mish. Gjithashtu kam biseduar me njerëzit dhe kam bërë fotografi”, ka thënë ai, duke përcjellur një atmosferë relaksuese.












