Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeministri Kurti bëri iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

17/03/2024 - 22:53
në Kryesore, Lajme
A A
Kryeministri Kurti bëri iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me rastin e muajit të Ramazanit, kryeministri Albin Kurti, sonte është bashkuar për iftar me të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve, në Gjinoc të Komunës së Suharekës, e cila menaxhoher nga “Jetimat e Ballkanit”

Kryeministri shprehu kënaqësinë që ishte sonte aty, duke iu dëshiruar të gjithë atyre që janë agjërueshëm, agjërim të lehtë, me urimin që Zoti t’u japë forcë, besim, shpresë e mirëqenie, transmeton VeriuInfo.

“Ky është një muaj kur i kthehemi vlerave shpirtërore, kur e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin e për njëri tjetrin, dhe me besimin në zemër dhe përkushtimin shpirtëror ndihmojmë të tjerët edhe veten tonë, për qetësi shpirtërore e për besim për të ardhmen në Zotin dhe gjithashtu në dashurinë për njerëzit, që është e domosdoshme për jetë të mirë e të dinjitetshme’’, u shpreh Kryeministri.

Në librin e përshtypjeve, kryeministrit shtoi se ishte kënaqësi të jetë dëshmitar dhe përjetues i dashamirësisë së kësaj shtëpie të të moshuarve, me kujdesin profesional dhe zemërgjerësinë humane.

Në këtë iftar, kryeministri shoqërohej nga zëvendësministri Hysen Durmishi si dhe nga disa deputetë të parëndësishëm.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Të nderuara zonja e zotërinj, motra dhe vëllezër,
I nderuari z. Halil Kastrati,

Unë kam nderin dhe kënaqësinë që jam me juve sonte këtu.

Të gjithë ju të cilët jeni agjërueshëm ju dëshiroj agjërim të lehtë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, dhe Zoti t’ju japë forcë, besim, shpresë e mirëqenie, edhe tuajën individualisht edhe bashkërisht këtu në këtë shtëpi të nderuar, por edhe për familjet më të gjëra e miqtë e dashamirët të cilët i keni.

Ky është një muaj kur i kthehemi vlerave shpirtërore. Kur e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin e për njëri- tjetrin, dhe me besimin në zemër dhe përkushtimin shpirtëror ndihmojmë të tjerët edhe veten tonë, për qetësi shpirtërore e për besim për të ardhmen në Zotin dhe gjithashtu në dashurinë për njerëzit, që është e domosdoshme për jetë të mirë e të dinjitetshme.

Unë e di se secila prej juve e secili prej jush keni kontribuar në shoqëri, keni kontribuar në familjet tuaja dhe është e domosdoshme që tash ne sado pak të përpiqemi që këtë t’ua kthejmë në moshën e shtyrë që keni ashtu, që për të gjitha nevojat lidhur me shëndetin dhe për mirëqenien e juaj të jemi këtu pranë jush. Me këtë rast e falënderoj edhe z.Halil Kastratin për gjithë punën që po e bën jo vetëm në këtë shtëpi këtu në Suharekë po gjithandej nëpër Kosovë, sepse janë disa shtëpi të tjera të ngjashme.

Unë e kam parasysh që jeta juaj është përplot përvoja e kujtime, të cilat ju keni mirësinë që t’i ndani me njëra tjetrën e me njëri tjetrin, po edhe ne jemi të interesuar për këtë meqenëse kontributi që ju keni dhënë në të kaluarën dhe dija që keni edhe sot e kësaj dite është shumë e vlefshme si për identitetin tonë, se kush jemi prej nga vijmë, por gjithashtu edhe për mësimet që duhet t’i nxjerrim që të ecim sa më mirë, më drejtë e më shpejtë përpara.

Edhe një herë agjërim të lehtë, Zoti ua bëftë kabull dhe ju dëshiroj çdo të mirë në jetë e me shëndet të fortë.

Falemnderit!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë