Sot janë mbushur 26 vjet nga rënia në altarin e lirisë të Luan Haradinajt, i cili ra heroikisht derisa po kalonte kufirin nga Shqipëria në Kosovë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Atë në këtë përvjetor e ka kujtuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kurti ka shkruar në Facebook se ende nuk kishte filluar mirëfilli lufta në Kosovë dhe ende nuk kishte dalur publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kur disa nga djemtë më aktivë të lëvizjes ilegale për lirinë e atdheut, u bënë dëshmorët e parë të UÇK-së.
Postimi i plotë:












