Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeministri Kurti lavdëron policinë në 23 vjetorin e themelimit të saj: Ju falënderoj sot e çdo ditë

06/09/2022 - 12:08
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Një e mitur që do të duhej të ishte në shkollë, ndodhet në strehimore shkaku i një krimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar policinë në 23 vjetorin e themelimit të saj.

Gjatë fjalës së tij në shënimin e përvjetorit të policisë së Kosovës, ai tha se jo rastësisht viti i themelimit përkon me çlirimin e vendit tonë.

“Viti i themelimit përkon me çlirimin e vendit tonë. Qindra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999 pas uniformës fitimtare ushtarake vazhduan me misionin e zyrtarit policor në shërbim të Kosovës. Angazhimi i policisë s’pushoj asnjëherë që prej atëherë. Nga ministri i parë i Brendshëm në Kosovën e çliruar, Rexhep Selimi e deri te ministri ynë aktual. Zyrtari policor përveç përgjegjësisë që mban mbi supe, çdo ditë të jetës së tij në detyrë dhe jashtë saj e ka peshën e misionit më fisnik që ndokush mund ta ketë, sigurinë e vendit dhe të jetës së qytetarëve. Liria dhe siguria janë qenësore dhe ju duhet të jeni garanci për to. Liria është e qytetarit dhe siguria është për qytetarin”.

Kurti ndër të tjera kujtoi Enver Zymberin, policin që ra në krye të detyrës. Ai poashtu falënderoi policët për punën që e bëjnë, duke iu bërë thirrje që bashkërisht të mbushin zbrazëtirat të cilat siç tha ai, janë krijuar ndër vite.

“Për këtë kohë sa bashkëpunojmë ju keni dëshmuar se jeni të pakompromis në luftën që i keni shpallur krimit dhe për këtë janë rezultatet tuaja që dihen botërisht. Nuk jeni ndalur ndonëse nga bandat e ndryshme u janë drejtuar armë e u janë shkrepur plumbat. Puna dhe rezultatet tuaja të përditshme do t’i pengojnë krimit dhe atyre që ushqejnë atë. Përpjekjet për t’iu mundur e zmbrapsur do të jenë të vazhdueshme, qarqe të caktuara do të përpiqen t’iu kthejnë në anën e tyre por ju angazhohuni qe ata të dështojnë.

Në çdo ditë të punës, të gjithë ne bashkë i kujtojmë 21 kolegët tuaja që ranë në krye të detyrës në përpjekje të vendosjes së rendit dhe ligjit në Kosovë. Ata nuk u dorëzuan përball asgjëje dhe ranë duke zbatuar misionin e përbashkët. Heroi ynë Enver Zymberi u ballafaqua me bandat kriminale serbe, rënia e tij në mbështetje të sovranitetit tonë shtetëror dhe respektimi i integritetit territorial e kundër krimit dhe paligjshmërisë do të mbetet për të gjithë ne si shembull i dashurisë së pakusht për Republikën tonë.

Jemi të vetëdijshëm për sfidat që keni në detyrën tuaj dhe asnjëra nuk është e patejkalueshme ndonëse kërkon kohë. Bashkërisht duhet të punojmë për të mbushur zbrazëtirat janë krijuar ndër vite për të krijuar një polici model.

Integriteti moral dhe integriteti personal janë shtyllat e domosdoshme brenda policisë së Kosovës, një polici e cila është shembull për profesionalizmin e saj. Ju falënderoj sot e çdo ditë për punën që e bëni”, tha kryeministri Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë