Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeministri refuzoi Berlinin, Romën e Parisin, shuhen shpresat për anëtarësim në KiE më 17 maj?

09/05/2024 - 16:01
në Lajme
A A
Kryeministri refuzoi Berlinin, Romën e Parisin, shuhen shpresat për anëtarësim në KiE më 17 maj?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bazuar në deklarimin e djeshëm të Kryeministrit Kurti se nuk do ta dërgojë propozimin europian për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese dhe në kërkesat e tre kryeqyteteve europiane Berlinit, Parisit e Romës që kjo të ndodhë, Kosova e ka humbur shansin të anëtarësohet në KiE. Teknikisht, Qeveria nga sot i ka edhe 7 ditë, pra deri më datën 16 maj që ta çojë dokumentin në Gjykatë, pasi një ditë më vonë mblidhet Komiteti i Ministrave. Kryediplomatët e vendeve anëtare po atë ditë mund ta fusin në agjendë votimin për anëtarësim të Kosovës. Por, shanset që palët të tërhiqen nga qëndrimet e tyre duken të vogla.

Tre krerët e vendit nënshkruan një letër që iu dërgua raportueses Dora Bakoyannis ku u zotuan për zbatim të pikës për Asociacionin si një kusht pas anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës. Me këtë zotim dhe bashkë me vendimin për regjistrimin e tokës Manastirit të Deçanit, kryeministri Kurti konsideroi që ka përfunduar kushtet e kërkuara që Kosova të ketë të njëjtin sukses në votimin e Komitetit të Ministrave sikurse në Asamble. Por telefonatat që mori nga kancelari gjerman e presidenti francez ndryshuan bindjen optimiste të Kurtit. Kosova tashmë më shumë gjasë as nuk do futet në agjendën e kësaj mbledhje të ministrave të Jashtëm. Megjithatë, kjo nuk dihet me saktësi deri më 17 maj kur miratohet agjenda finale.

Zëdhënësi i Këshillit të Europës, Dusan Vojnovic, në dy përgjigjet e fundit dhënë Gazetës Express thotë se deri në këtë fazë kërkesa e Kosovës për anëtarësim nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave, ndërsa kishte potencuar se puna e këtij organi është konfidenciale.

Sidoqoftë, nuk dihet ende nëse kjo do të mbesë kështu meqë deri më 17 maj nuk do të jetë finale agjenda e mbledhjes së majit.

Presidenca e Lihtenshtajnit në një përgjigje më herët për Gazetën Express kishte thënë se janë duke zhvilluar konsultime për atë se a do të futet në agjendë anëtarësimi i Kosovës gjatë ministerialit të vendeve anëtare në Strasburg.

“Në përgatitjet për Sesionin Ministror, Lihtenshtajni është natyrisht në dialog të vazhdueshëm me të gjithë aktorët. Rendi i ditës do të miratohet përfundimisht nga Ministrat e Jashtëm më 17 maj dhe do të bëhet publike pas mbledhjes së bashku me të gjitha vendimet që do të marrin ministrat”, u tha në përgjigje.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në biseda të ndara telefonike ia bënë të njëjtën kërkesë Kurtit që të ndërmarrë hapa konkretë dhe urgjentë drejt Asociacionit para se të mblidhen ministrat e Jashtëm. Këtij qëndrimi i dha mbështetje edhe SHBA, e cila e udhëzoi Kosovën që të dëgjoë partnerët europianë.

Përgjigjja e Kurtit erdhi disa ditë më vonë në një mbledhje të Qeverisë.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion”, tha Kurti të mërkurën duke e konsideruar të padrejtë që një çështje e Brukselit të diskutohet në Strasburg.

Ai fillimisht u ankua se “pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundim të ligjit dhe vlerësime pozitive nga vetë Këshilli i Europës, në këto javët e fundit u përballëm me një kusht të ri”, për të cilin tha se nuk ka të bëjë aspak me standardet e anëtarësimit në këtë organizatë.

“Qeveria nuk e ka pranuar draftin e propozuar nga emisari Miroslav Lajçak sepse ai është refuzuar me 26 tetor 2023, e dy ditë para kësaj, unë kam dorëzuar vërejtjet e mia kapitale për atë draft-statut, pra me 24 tetor. Dhe e dyta, Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg. Neni 7 i marrëveshjes bazike edhe në ndërlidhje me nenin 10 nuk mund të nxirret jashtë marrëveshjes, nuk mund të vendoset në qendër të saj dhe as sipër saj si një çështje urgjente”.

Në Kosovë kishte pritje të shumta që mbledhja e 17 majit në Strasburg do t’i sillte Kosovës lajmin pozitiv për përfundim të suksesshëm të procesit të anëtarësimit në organizatën paneuropiane për të drejtat e njeriut.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë