Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja për aksionin e koduar “Brezovica”.
Jashari, ka treguar se edhe çka është konfiskuar gjatë aksionit në Minstrinë e Mjedisit.
“Në Ministrinë e Mjedisit është konfiskua një numër i madh i dokumentacionit që kanë të bëjnë me, pëlqime ujore, leje ujore, leje mjedisore. Kurse sa i përket çështjes së hidrocentralit nuk ka qenë objekt i hetimit. Lejet ujore për hidrocentralin Brezovica nuk janë pjesë e hetimeve”, ka thënë ai.












