Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeshefja e Telekomit mund të përfundojë me aktakuzë për falsifikim (Dokument)

23/12/2022 - 13:04
në Kryesore, Lajme
A A
Kryeshefja e Telekomit mund të përfundojë me aktakuzë për falsifikim (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rasti i dyshimeve për falsifikim të përvojës së punës nga Burbuqe Hana dhe U.D e Burimeve njerëzore në Telekom Leonora Syla, ka përfunduar në prokurori.  Sipas burimeve të Indeksonline, Hana dhe  Syla, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin zyrtar të dorëzuar në aplikacionin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës me datë 15.11.2022 nga Burbuqe Hana. Ndryshe burime të IndekOnline bëjnë të ditur se të gjitha dokumentet me fakte ju janë dorëzuar prokurorisë, për këtë rast.

Sipas këtij burimi me këtë ata kanë vënë në lajthitje Bordin e Drejtorëve dhe komisionin britanez, të cilët e kanë kaluar procesin e intervistës pa plotësuar kushtet ligjore dhe kushtin e konkursit për 5 vite përvoje menaxheriale, që në këtë mënyrë t’i mundësohet  kundërligjshëm  emërimi si Kryeshefe Ekzekutive Burbuqe Hana.

Inxhinier 14.02.2000
Mirembajtje GSM SSP Vala 01.07.2000
Udheheqesekipi VAS GSM Vala 01.06.2001
Inxhinier specialist 01.04.2005
Kordinator IN 01.03.2007
Zyrtare e marketingut ne departamentin e menaxhimit të produkteve 07.07.2008
Kordinator IN Vala 25.03.2009
Menaxher për menaxhim te kualitetit dhe zhvillimeve te sherbimeve te rrjetit 26.10.2009
Koordinator për menaxhim të kualitetit dhe zhvillimeve të shërbimeve të rrjetit 23.12.2009
Kryesues i sektorit për zhvillim dhe kualitet të shërbimeve 01.04.2010
Zyrtare per Trajnim dhe zhvillim 26.11.2010
Kryesues për zhvillim dhe kualitet të shërbimeve Vala 01.02.2013
Kordinator për zhvillim dhe kualitet të shërbimeve 01.02.2015
Udheheqes per procedura standarte te operimeve 01.09.2015
Kryeshef Ekzekutiv ne TkSh.a 24.04.2020
Udheheqes per procedura standarte te operimeve 17.08.2020
Kryeshef Ekzekutiv ne TK Sh.a 07.06.2021

Në përvojën e punës të dorëzuar në dosjen e aplikacionit për KE, të cilën e posedon IndekOnline,  dyshohet se Hana ka falsifikuar pozitat e punës të cilat cilësohen si raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve konform nenit 391 të kodit penal. Këto janë pozitat e paraqitura ne vërtetimin e përvojës se punës ne aplikacion e dorëzuar për pozitën e Kryeshef

Ekzekutiv nga Burbuqe Hana me date 15 nëntor 2022:

Sipas këtij burimi, Burbuqe Hana nuk ka qenë Kryeshefe Ekzekutive e Telekomit te Kosovës siç është paraqitur ne përvojën e punës ,si dhe nuk ka pasur pozitën e paraqitur ne përvojën e punës sipas radhës pozita e 16 në dokumentin e përvojës se punës-Udhëheqës për procedura standardet e operimeve-. “Ne ketë mënyrë ka falsifikuar dokumentin për tu mundësuar kundërligjshëm të kaloj në procesin e intervistës. Kjo e fundit është vërtetuar ne formularin e deklarimit të pasurisë që gjendet ne ëebfaqen e agjencionit kundër korrupsionit të dorëzuar nga Burbuqe Hana me date 28 shtator 2020 ku deklarohet se pozita është Kordinatore”, ka thënë ky burim duke i bashkangjitur edhe deklarimin e saj të bërë në AKK-së.

.https://akkks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2020/Nde%Ç%88rmarrjet%20Publike/Telekomi%20i%20Kosove%Ç%88s%20Sh.A/Burbuqe%20Hana(1).pdf.

“Pra në formularin e përvojës se punës ka falsifikuar pozitën nga ushtrues e detyrës në Kryeshefe si dhe ka vendosur pozitën e udhëheqjes për të venë në lajthitje bordin e drejtorëve dhe komisionin mbikëqyrës britanez  se pozita e tillë ka pasur pozicion udhëheqës dhe në ketë mënyrë kundër ligjshëm që ti mundësohet procesi i intervistës”, tha ky burim.

Bazuar ne një dokument të vitit 2015, sipas burimit nga menaxheri i financave si dhe informatat nga procedimi i pagave te siguruara nga pagat mujore të realizuara vërehet se Burbuqe Hana nga paga e muajit shkurt 2015 e deri në emërimin e ushtrues e detyrës së kryeshefit 24 prill 2020 është paguar për pozitën koordinator 1377 euro bruto e cila ka vazhduar përsëri pas shkarkimit me pozitën koordinatore deri te emërimi i serishëm i ushtrueses se detyrës se kryeshefit ekzekutiv ne vitin 2021.

“Pozita e koordinatores është vërejtur edhe dokumentet qe janë dorëzuar te ish anëtarët e komisionit parlamentarë për Telekomin. Gjithashtu ne dokumentet publike te Telekomit te Kosovës te publikuara ne ministri shpjegohen se cilat janë pozitat e menaxhmentit te larte ku ne asnjë rast nuk bëjnë pjese pozitat qe ka mbajtur Burbuqe Hana nga 2015 deri 2021 si dhe struktura organizative e publikuar”,tha ky burim.

https://me.rks-gov.net/npmnp/repository/docs/Raport_Vjetor_2015_Vala_opt.pdf

https://me.rks-gov.net/npmnp/repository/docs/657_TK_VALA_Raporti_Vjetor_2021.pdf

https://me.rks-gov.net/npmnp/repository/docs/Struktura_Organizative_e_Telekomit.jpg

https://me.rks-gov.net/npmnp/repository/docs/Struktura_organizative_dhe_numri_i_punetoreve.PDF

Pozitat e menaxhmentit sipas organogrameve të publikuara shihet se janë: Kryeshefi, zëvendës kryeshefi, sekretari, auditori, drejtorët/zëvendeës drejtorët/menaxhrët.  Nga gjitha këto pozita KE e zgjedhur nga bordi i drejtorëve për veç falsifikimit ë dokumentit nuk ka plotësuar kushtet ligjore për 5 vite përvojë në menaxhment.

“Përveç  falsifikimit të dokumentit zyrtar nga Leonora Syla dhe Burbuqe Hana, Bordi i Drejtorëve të Telekomit në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit neni 18, kufizimi i zyrtarëve  të lartë pas përfundimit të ushtrimit të detyrës publike ka përzgjedh përsëri Hanën ne pozitën e KE e cila ka ushtruar pozitën e KE  nga prilli deri në gusht 2020 ku ka dhënë dorëheqje,dhe pastaj përsëri emëruar si ushtruese për 18 muaj në kundërshtim me rregullat që janë identifikuar nga raporti i zyrës kombëtare të auditimit për 2021”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, ligji dhe neni përkatës i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit për caktojnë se nuk ka të drejte të punësohet ose të emërohet deri në 2 vjet pas përfundimit të funksionit publik, në pozitë udhëheqëse ose menaxhuese. “Gjitha këto shkelje janë të qëllimshme për të vënë në krye të institucionit Burbuqe Hana, në mënyrë kundër ligjore dhe përbëjnë vepra penalë të sanksionuara me kodin penal”, tha ky burim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë