
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar të gjithë besimtarët katolik me rastin e festës së Pashkëve Katolike.
“Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë paqe, harmoni dhe shëndet në familjet e të gjithëve.Të vazhdojmë të punojmë së bashku me një frymë të tolerancës dhe bashkëpunimit për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë”, ka thënë Hamza.
Ndryshe, për nder të kësaj feste institucionet e vendit sot nuk punojnë.










