Pas përmbytjeve të shkaktuara nga lumi Sitnica, gjendja në Mitrovicë ka filluar të përmirësohet. Kjo situatë ka dëshmuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit institucional në menaxhimin e sfidave emergjente.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka falënderuar Shtabin Emergjent, institucionet lokale dhe qendrore, si dhe të gjithë vullnetarët, shoqatat, kompanitë dhe qytetarët që kontribuuan pa u kursyer gjatë kësaj situate.
“Të bashkuar për Mitrovicën, në kohë të vështira dhe në ditë të mira”, është shprehur ndër tjerash kryetari Peci.









