Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, deputetët e VV-së, Besim Muzaqi dhe Fjolla Ujkani, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë kanë bërë homazhe në 23 vjetorin e Masakrës së 22 Majit, për të nderuar mbi 60 viktimat e pafajshme që humbën jetën, shkruan Veriu.info.
Për të përkujtuar 74 martirët e 22 Majit, përveç homazheve, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” është mbajtur edhe një akademi përkujtimore.
“Me rastin e 23-vjetorit të përkujtimit të 74 civilëve shqiptarë, të cilët u vranë dhe u masakruan nga forcat gjakatare të shtetit serb, sot bëmë homazhe dhe vendosëm buqeta lulesh te Lapidari i Martirëve në Vushtrri, e më pas organizuam edhe një akademi përkujtimore”, ka shkruar Idrizi.












