
BallinaLokaleLajme 02EkonomiKulturëSport
VushtrriaOnline.net
Bekim Shytit i ndahet çmimi “Emblema e Qytetit” të Vushtrrisë
17/06/2022 | 16:02
Komandanti i Njësisë Speciale të Zonës Operative të Shalës, Bekim Shyli, sot edhe solemnisht ka pranuar çmimin e “Emblemës së Qytetit” të Vushtrrisë.
Ky çmim Shytit është i është ndarë sot nga kryetari Idrizi në manifestimin qëndror që është mbajtur në orën 12.00 në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.
Para të pranishmëve një fjalë rasti me rastin e pranimit të këtij çmimi ka mbajtur edhe vet Shyti.
Shyti ka uruar Ditën e Çlirimit të Vushtrrisë të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë dhe pavarsinë e vendit tonë.
Ai ka thënë se ky çmim i dedikohet të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, dhe të shumë të tjerëve që kontribuan për çështjen kombëtare.











