
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i ka uruar qytetarët e besimit Islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.
I pari I Vushtrrisë ka thënë se kjo festë simbolizon dashurinë, sakrificën, mëshirën dhe solidaritetin, transmeton Veriu info.
Postimi i Ferit Idrizi:
ME FAT FITËR BAJRAMI!
Të dashur qytetarë të besimit islam,
Pas një muaji agjërim, sot po festojmë Fitër Bajramin, festën që simbolizon dashurinë, sakrificën, mëshirën dhe solidaritetin. Të gjithë juve, ju uroj Fitër Bajramin, me shëndet, mirësi e begati në familjet tuaja.












