Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idriz së bashku me familjarë të dëshmorëve, veteranë, invalidë të Luftës së UÇK-së, dhe shoqata të dala nga luftë kanë bërë homazhe te Kompleksi i dëshmorëve.
Ata vendosën buqeta me lule në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit Avni Saraçi, shkruan “Veriu info”.
Kryetari Idriz ishte i shoqëruar në vizitë nga kryetari i degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi dhe nënkryetari i komunës, Shpëtim Zhegrova.
Postimi i plotë
LAVDI DËSHMORIT AVNI SARAÇI
Bashkë me familjarë të dëshmorëve, veteranë, invalidë të Luftës së UÇK-së, dhe shoqata të dala nga lufta, bëmë homazhe dhe vendosëm buqeta lulesh tek Kompleksi i dëshmorëve, për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Avni Saraçi.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Kryetari Ferizi bën homazhe në nder të dëshmorit Avni Saraçi












