Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së 230 studentëve bursist nga komuna e Mitrovicës, njofton Veriu Info.
Ai është shprehur se investimi në arsim dhe rini është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme.
Ndër të tjera Hamza ka falenderuar studentët për angazhimin dhe dëshirën e tyre të vazhdueshme për tu arsimuar.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot me sukses është përfunduar procesi i përzgjedhjes së 230 studentëve bursist të Komunës së Mitrovicës.
Dua të falënderoj secilin student për angazhimin e palodhur dhe për dëshirën e tyre të vazhdueshme për tu arsimuar. Investimi në arsim dhe rini është thelbësor për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për qytetin tonë.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të inkurajojmë njëri-tjetrin në rrugën tonë drejt suksesit dhe zhvillimit të qytetit!












