
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka reaguar përmes një postimi në Facebook për ndeshjen që u zhvillua sot ndërmjet Trepçës dhe Pejës në basketboll, transmeton Veriu Info.
Hamza ka thënë se sezoni i ri për Trepçën ka filluar me kupa.
Ai ka uruar skuadrën dhe ka premtuar se do të vazhdojë me perkrahje ndaj saj.
Postimi i plotë:
KB Trepça e nisi me kupa sezonin!
Sportistët vazhdojnë me sukseset e ne do të vazhdojmë me përkrahjen!
Urime Trepça!
Urime Torcida!
Urime Mitrovicë!











