Kryetari i Mitrovicës: Do të ndajmë 20,000 euro për familjen e prekur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se komuna e Mitrovicës do të bëj ndarjen e 20,000 eurove për familjen Brahimi, të prekur nga shpërthimi i bombolës së gazit natën e kaluar, njofton Veriu Info.
Ai uron shërim të shpejtë të lënduarëve.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove.
Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!













