Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i Odës Ekonomike: Me afrimin e muajve të verës, çmimet do të shkojnë duke rënë

11/05/2024 - 09:51
në Lajme
A A
Kryetari i Odës Ekonomike: Me afrimin e muajve të verës, çmimet do të shkojnë duke rënë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë inflacioni është në rënie si në vendet e Bashkimit Evropian (BE) edhe në Kosovë dhe se në muajt në vijim, sipas parashikimeve të tyre, pritet që të ketë stabilizim të çmimeve të produkteve dhe ulje të normave të interesit të bankave.

Ai ka thënë se në rritjen e çmimeve të produkteve ndikon edhe fakti që Kosova është e varur nga importi që bën nga shtetet e ndryshme.

Rafuna ka thënë se qytetarët janë duke u përballur me çmimet e larta të produkteve bujqësore për faktin se në vendin tonë në këtë periudhë nuk kultivohen produktet këto produkte por që ato importohen nga venet e tjera.

“E para sa i përket produkteve bujqësore është ndërrimi i sezones dhe ne importojmë në këtë kohë për arsye se ende nuk është periudha kur kultivohen produktet tona për atë arsye janë edhe më të shtrenjta. Ndërsa sa i përket inflacionit, inflacioni është në rënie, jo vetëm në Kosovë por është edhe në vendet e BE-së. Ne kemi thënë edhe në fillimi të vitit kur e kemi prezantuar raportin e OEK-ut por edhe parashikimet tona kemi paraparë që këtë vit do të ketë ulje të inflacionit por do të ketë edhe ulje të normave të interesit të bankave. Që është një lajm i mirë edhe për qytetarët po është një lajm i mirë edhe për bizneset. Kështu që me rënin e inflacionit ne besojmë shumë që do të shkojnë duke rënë edhe çmimet, për arsye se sipas dinamikes së sotme, sipas dinamikës së sotme, sipas indikacioneve që i kemi sot nuk pritet që do të ketë një rritje të inflacionit apo një rritje të çmimeve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me afrimin e muajve të verës çmimet do të shkojnë duke rënë.

“Ne besojmë që edhe pritjet tona janë që me afrimin e muajve të verës çmimet do të shkojnë duke rënë. Ne jemi duke importuar prej Turqisë edhe prej vendeve të tjera produktet bujqësore se nuk është koha tani që kultivohen në Kosovë. Me afrimin e muajve të tjerë do të fillojnë edhe produktet tjera tonat që dalin në treg do të fillojnë edhe çmimet të bien”, ka thënë ai.

Kryetari i OEK-ut ka thënë se së pari pritet që të këtë stabilizim të çmimeve për shkak të rënies së inflacionit dhe rëni të çmimeve, por sipas tij, nëse çmimet nuk bien duhet të ndërhyjnë institucionet përgjegjës.

“Së pari do të ketë stabilizim të çmimeve për shkak të rënies së inflacionit, sepse nuk ka logjikë inflacioni të bie e çmimet të rriten. Nuk ka arsye, nëse ndodh kjo me të vërtet na duhet me ndërhyrë inspektorati dhe organet kompetente për të parë. Mirëpo e them me përgjegjësi të plotë se anëtaret e OEK-ut janë shumë të kujdesshëm ndaj klientëve të tyre dhe as një here nuk ka ndodhur që ta mbingarkojnë konsumatorin me çmim i cili nuk është i arsyeshëm. Kështu që ne dihet edhe shumë here e kemi thënë që ne po jemi të varur prej importit, ende prodhimin nuk e kemi filluar që ta mbulojmë me import dhe kështu që sa më shumë që ka inflacion aq më shumë e importojmë ne inflacionin. Do të thotë ne jemi duke e importuar inflacionin për këtë arsye edhe çmime janë më të larta. Mirëpo me rënien e inflacionit, jo vetëm Kosovë por edhe në vende e BE-së duhet që edhe çmimet të bien dhe pritjet tona janë që kanë me rënë çmimet”, ka thënë ai./EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë