
Sot me nderime më të larta I dha lamturmira e fundit Heroit Afrim Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë, ku prezent ishin personalities më të larta shtetërore nga niveli qendror e lokal.
Në këtë ceremoni krahas familjarëve të heroit, të pranishmit i ka pritur edhe kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili mbajti edhe një fjalim rasti, transmeton VeriuInfo.
“Pusho i qetë hero, Policia e Kosovës i shkatërroi bandat kriminale dhe e kthyen rendin në veri”, ka shkruar kryetari Idrizi.
Postimi i Ferit Idrizi:
PUSHO NË PAQE HERO I KOSOVËS
Me nderimet më të larta shtetërore, sot i dhamë lamtumirën e fundit Heroit të Kosovës, rreshter Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin e atdheut.
Samadrexha e Vushtrrisë, e Osman e Smajl Bunjakut, e Lumni Surdullit e tani edhe e Afrim Bunjakut, priti në ceremoninë mortore zyrtarët më të lartë shtetëror, shqiptarë nga të gjitha trojet dhe diaspora, përfaqësues të institucioneve, si dhe ambasadorë të vendeve mike nga bota e zhvilluar demokratike, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Heroit të Kosovës, rreshter Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetet të Kosovës.
Pusho i qetë hero, Policia e Kosovës i shkatërroi bandat kriminale dhe e kthyen rendin në veri.
Lavdi heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!











