Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka marrë pjesë në aktivitetet për nder të 578 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Idrizi ka marrë pjesë me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.
Postimi i plotë i Idrizit:
578-VJETORI I BESËLIDHJES SË LEZHËS
Me ftesë nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Pjerin Ndreu, kisha kënaqësinë, që në mesin e shumë personaliteteve të shquara, të marr pjesë në aktivitetet e organizuara në nderim të 578-vjetorit të Lidhjes së Princave në Lezhë.
Faleminderit për pritjen dhe respektin, kryetar Ndreu!













