Partitë politike kanë hartuar listat e kandidatëve për deputetë, pasi që sot është dita e fundit për dorëzimin e tyre në KQZ.
Veriu.info mëson se në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosje është edhe Sylejman Meholli, i cili do të mbajë numrin 84.
Sylejman Meholli është kryetar i Qendrës së VV në Vushtrri, ish drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë dhe asambleisti ma i votuar i VV-së në regjionin e Mitrovicës në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku kishte marrë 632 vota.
Me profesion Meholli është doktor dhe njëherësh profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë.













