Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka dalë në terren ku ka falenderuar ekipet policore për sigurinë e qytetarëve të veriut, dhe ka monitoruar nga afër situatën, transmeton Gazeta Online Veriu.Info.
“Ekipet tona janë në lëvizje dhe po bëjnë çmos për të siguruar që çdo gjë të jetë nën kontroll, pasiqë siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar Peci.
Postimi i plotë:
Si Kryetar i Komunës së Zveçanit, dëshiroj t’ju informoj për situatën aktuale dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Pas disa shpërthimeve të ndodhura në zonën tonë, kam dalë personalisht në terren për të monitoruar situatën dhe për t’u siguruar që masat e nevojshme po merren në kohë, ku vizitova njësitët e Policisë së Kosovës.
Ekipet tona janë në lëvizje dhe po bëjnë çmos për të siguruar që çdo gjë të jetë nën kontroll, pasiqë siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor.















