Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i shoqëruar nga nënkryetari Shpëtim Zhegrova dhe Kurtan Kajtazi ka vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Këtë e ka bërë të ditur vet Idrizi i cili ka dhënë detaje nga takimi me Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Postimi i plotë:
DIELLI DO TË LIND PËRSERI
Nuk ka si të emërtohet ndryshe ky proces gjyqësorë, pos, përballje me padrejtësinë!
Dikur ishte ” Epoka para Gjyqit”, e tani “Çlirimtarët para Gjyqit”.
Megjithatë, ata ishinë mirë me shëndet e gajret, të fortë e të pa thyeshëm. Këta burra të cilët dikur e kishin udhëhequr luften dhe shtetin, na e ndërruan krejtësisht atmosferën, me qasje burrërie e shprese. Agjenden e filluam me Kadri Veselin, si gjithëhere i afërt, i qetë e plot shpresë, e burrëria e tij i jap forcën edhe gurit. Në bisedë e sipër tha ” Ne duhet ta paguajmë edhe këtë çmim për shtetin e Kosovës”, e ne mbetëm pa fjalë, “Liria ka Emër”! Më pas vazhduam me Bacin Jakup, pak i shtyer në moshë, por shumë mirë më shëndet, Ai burrë mjekër bardhë, që i ngjante plakut të urtë të Vorës, Ismail Qemali, i gatshëm të jap çdo gjë për Kosovën, të cilës ia fali rini e pleqëri. “Furtuna më të mëdha se kjo ka kaluar ky popull, kjo është më e vogla që po e bëjmë, dhe do ta kalojmë edhe këtë” the Ai. Më pas i erdhi radha takimit me Hashim Thaçin, Ai burrë shtatlis, vital e plot shpresë, që ishte në ballë te të gjitha proceseve të shtetëformimit të Kosovës. Teksa po bënim muhabet me të, na u bashkua Gjenerali, Rexhep Selimi, me të cilin folem e u përqafuam, na falënderoi për viziten, ishe me plot energji, vital dhe me shëndet të mirë. Orët me çlirimtarët kaluan shumë shpejt, e vizitës tonë i erdhi fundi, të gjithë bashkë na përcollen deri në korridor ku u përshëndetën me neve, e ne u munduam të përmbahemi nga mërzia, të pakten në dukje, sepse ata mbaheshin të fortë dhe krenarë për luftën që kishin bërë për lirinë e Kosovës, andaj nuk kishte vend mërzia, se Dielli do të Lind Përseri.













