
Sot në Vushtrri ka nisur edhe një projekt i rëndësishëm për qytetarët e kësaj komune.
Kryetari i komunës, Ferit Idrizi, bashkë me ministrin e Zhvillmit Rajonal Fitim Damka kanë përuruar nisjen e punimeve për ndërtimin e shëtitores skaj lumit Silnica në gjatësi prej 3 km, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ky investim është i përbashkët mes ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe komunës së Vushtrrisë.
Kryetari Idrizi ka falënderuar ministrin Damka për këtë mbështetje të rëndësishme për një projekt kaq madhor.
“E falënderoj ministrin Damka për këtë mbështetje të fuqishme, ku ministria participon shumën më të madhe në vlerë prej 120 mijë euro kurse komuna rreth 48 mijë euro” – tha Idrizi.
Kryetari Idrizi ka paralajmëruar edhe realizimin e projektit të parkut të qyteti në një hapësirë prej 4 hekatrësh.
Kurse ministri Damka ka theksuar se ministria e tij dhe qeveria e Kosovës do të vazhdojë të mbështes komunat me projekte të ndryshme.











