Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në homazhe dhe në akademi përkujtimore në ndërtim të ish komandantit të UÇK-së, Gani Imeri, i cili ndërroi jetë një vit më pare.
Idrizi tha se Gani Imeri ishte një prej figurave më të shquara të luftës sonë për liri, transmeton Veriu.info
Postimi i Ferit Idrizi:
Sot pata nderin të jem nikoqir i akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Komandantit Gani Imeri, që u mbajt në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri. Para akademisë, së bashku me bashkëpunëtorë dhe qytetarë, bëmë homazhe pranë varrit të tij në Dumnicë të Epërme.
Kjo ditë përkujtimi ishte një nderim i merituar për një prej figurave më të shquara të luftës sonë për liri. Jam thellësisht mirënjohës për të gjithë pjesëmarrësit, kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, veçanërisht liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, si dhe të gjithë personalitetet e shquara që e nderuan këtë ngjarje me praninë e tyre.
Lavdi përjetë Komandantit Gani Imeri dhe gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!