
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka dhënë mbështetje për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, dhe për katër kandidatët për deputet nga Vushtrria që vijë poashtu nga radhët e PDK-së, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Mbështetja ime e plotë do të shkojë për kandidatin për kryeministër, z. Bedri Hamza, vizionarin e zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe për kandidatët vushtrrias për deputetë: Gjeneral Rrahman Rama (7), Kryetarin e Degës së PDK-së Kurtan Kajtazi (37), Nënkryetaren e Komunës së Vushtrrisë Hava Mlinaku (66) dhe asamblisten Zoja Hajrizi (108)”, ka shkruar Idrizi.
Ai poashtu ka thënë se këta kandidatë do t’i mbështesin kërkesat për investime në projekte që zhvillojnë Komunën e Vushtrrisë.
Postimi i plotë:












