Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka dhënë shembull të mirë, pasi në pasdite ka dalë për t’i vizituar qytetarët për t’i dëgjuar kërkesat e tyre lidhur me buxhetin e vitit 2024, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Idrizi ka njoftuar se ka takuar qytetarë në sheshin e Vushtrrisë, në lagjen “Mazhiqët, si dhe në fshatin Pasomë dhe në Stanoc të Poshtëm.
Postimi i plotë i Idrizit:
PASDITA NË TERREN
Në kuadër të përgatitjes së buxhetit për vitin 2024, pasditen e kalova në mesin e qytetarëve për të dëgjuar kërkesat e tyre.
Përveç qytetarëve që i takova në sheshin e Vushtrrisë dhe në lagjen “Mazhiqët”, isha edhe në fshatin Pasomë dhe në Stanoc të Poshtëm.
Kërkesat e qytetarëve gjithmonë do të trajtohen me prioritet!
#përqytetarët












