Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka marrë sot një vendim që zyrtarët e sektorit të Gjendes Civile të punojnë gjatë ditëve të javës pa pauzë, kurse të shtunën me orar 10:00 deri në 14:00, transmeton Veriu.info.
Ky vendim do të fillojë të zbatohet nga 1 Qershori deri me 30 shtator.
Idrizi ka thënë se ky vendim u mor si rezultat i rritjes së numrit të kërkesave për dokumente personale, veçanërisht për t’i ofruar shërbime mërgatës sonë./Veriu.info.
Postimi i plotë:
MIRË SE VINI MËRGIMTARË!
Sot kam nxjerrë vendim që duke filluar nga data 1 qershor deri më 30 shtator 2022, zyrtarët e sektorit të Gjendjes Civile do të punojnë edhe gjatë kohës së pauzës në ditët e punës, ndërsa të shtunave do të punojnë nga ora 10:00 deri në ora 14:00.
Ky vendim vjen si rezultat i rritjes së numrit të kërkesave për dokumente personale, veçanërisht për t’i ofruar shërbime mërgatës sonë.













