Ferit Idrizi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë gjatë ditës së sotme, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka treguar që ka marrë një vendim për të rinjtë.
Idrizi merr vendim që që 400 të rinjve vushtrrias t’ua subvencionojë 50% të shpenzimeve për zhvillim profesional tremujor.
Përmes të trajnimeve në kompanitë e licencuara në Vushtrri, në këto module :
1. Moduli i të mësuarit të gjuhës Gjermane apo Frënge
2. Moduli i aftësive të komunikimit
3. Moduli i aftësive teknike
4. Moduli i mësimit praktik.
“Kjo nismë paraqet vetëm hapin e parë, pasi që rinia mbetet prioriteti im” shkruan Idrizi.












