
Sot në mëngjes ka ndërruar jetë polici Rexhep Sejdiu nga Vushtrria, derisa sa ishte në detyrë zyrtare në pikën kufitare në Jarinje në veri të vendit.
Me këtë rast kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi i ka dërguar Telegram Ngushëllimi familjes Sejdiu, ku ka theksuar se bashkëndjen dhimbjen me familjen Sejdiu për humbjen e familjarit të tyre, raporton Veriu.info
Përmes këtij telegrami, kryetari Idrizi ka vlerësuar lartë kontributin që Rexhep Sejdiu ka dhënë si zyrtar policor./Veriu.info











