
Në bazë emërimeve politike në pozita, zgjedhje të reja eventuale në komunat veriore nuk duket se do të ketë. Kjo pasi që kryetarët vazhdimisht po bëjnë emërime në pozita politika.
Veriu.info mëson se kryetari i Zveçanit sot ka emëruar nënkryetaren e komunës për komunitete.
Në një prononcim për Veriu.info këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka thënë se e ka ngarkuar me detyrë Natasha Tomaniq, në poziten e nënkryetares për komunitete.
Ai për Veriu.info ka bërë të ditur se sot ka ngarkuar me detyrë 3 zyrtar të nacionalitetit serb, në mesin e tyre është dhe nënkryetarja Tomaniq, ndërsa 2 zyrtarët e tjerë.
Peci ka treguar se nënkryetarja Tomaniq vite më parë ka punuar si përgjegjëse administrative./Veriu.info













