Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kthehen në punë zyrtarët policorë që ishin suspenduar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë brenda QKUK-së

21/05/2023 - 20:24
në Kryesore, Lajme
A A
Kthehen në punë zyrtarët policorë që ishin suspenduar për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë brenda QKUK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hamide Magashi u vra më 30 nëntor të vitit të kaluar nga bashkëshorti i saj Sokol Halili, brenda oborrit të QKUK-së. E ndjera ishte shtatzënë, e u varros me foshnjën në bark.

Autori, Sokol Halil, kreu vetëvrasje më pas. Për të shënuar kështu njërin ndër rastet më tragjike, që tronditën krejt Kosovën. Institucionet kishin dështuar. Përgjegjësia kërkohej gjithandej, sidomos kur doli se e ndjera kishte një urdhër mbrojtje, që do të duhej ta zbatonte Policia. Për moszbatimin e tij, u suspenduar katër zyrtar policorë. Por tashmë kemi një vendim tjetër të Inspektoratit Policor të Kosovës. Policët kthehen në punë. Çka ndodhi?

Inspektoriati Policor i Kosovës, në një përgjigje për Gazetën Nacionale, kanë konfirmuar kthimin e tyre në punë. Duke u shprehur se ndaj tyre kanë përfunduar hetimet, është dorëzuar kallëzimi penal në Prokurori, e shkaqet për suspendim kanë pushuar.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, Inspektorati Policor i Kosoves ju konfirmon se ka hetuar rastin penal ndaj kater zyrtareve policor te Stacionit Policor Lipjan nen dyshimin se te njejtin kane kryer vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për këtë shkak ndaj tyre është rekomanduar suspendimi me pagesë.

Pas mbledhjes së dëshmive, IPK në konsulltë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka ngritur Kallëzim penal ndaj tre të dyshuarëve ( një rreshteri dhe dy hetuesve të Stacionit Policor Lipjan për veprën penale penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa ndaj komandantit të Stacionit Policor-Lipjan ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluerës-Policia e Kosovës.

Pas përfundimit ë veprimeve hetimore, dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore në Prishtine dhe kërkesës për hetim disiplinor në PK, IPK ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, se shkaqet e suspendimit të katër zyrtarëce policor të Stacionit Policor në Lipjan kanë pushuar.” – thuhet aty.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte dhënë disa intervista, ku kishte shprehur qëndrimet e saj në lidhje me vrasjen makabre të gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Sipas saj, dështimi ishte te Prokuroria.

Vrasja e Hamide Magashit ka tronditur opinionin publik. Por, askush nga përgjegjësit politik nuk ofrojë përgjegjësi politike për këtë rast.

“Sipas informacioneve të deritanishme që i kemi, dështimi kryesor është te Prokuroria… tashmë ne kemi tri raportet por që masa janë ndërmarrë deri tani vetëm sa i përket zyrtarëve policorë që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet sepse nuk kanë pasë kontakt me viktimën, ndërsa në dokumente shkruan se kanë pasur…” – thoshte znj. Haxhiu në deklaratat e saj.

“Inspektorati është arsyetuar që raportin e kanë dërguar te komunat, sepse siç e dini komunat – në këtë rast e Shtimes, Lipjanit, Ferizajt – kanë qenë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndaj viktimës dhe raportet janë dorëzuat te drejtoritë komunale, dhe unë kam marrë përgjegjësinë t’u shkruajë kryestarëve të komunave dhe po presim të ndërmerren masa në raport me përgjegjësinë,” – ishte shprehur ajo.

“Ishte e kërrcënuar”, çka thonin familjarët e viktimës?

Vetura të shumta të policisë qëndronin afër shtëpisë së Hamide Megashi nga Lipjani, që u vra nga ish-bashkëshorti i saj, derisa ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e repartit të Gjinekologjisë, ku trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga aty, ndërsa autori kreu vetëvrasje, pak ditë pas aktit. Çka thanë familjarët?

Nacionale ka biseduar me disa familjarë të viktimës, emrat e të cilëve nuk do t’i publikojë për arsye sigurie.

“Martesa ka qenë e shkurtë. Krejt 3-4 muaj kanë qenë të martuar. Janë ndarë për shkak të dhunës. Janë ndarë me shtet, me polici.” – ka thënë fillimisht njëri prej familjarëve.

Mes tjerash, Nacionales i kanë rrëfyer edhe për kërcënimet e vazhdueshme të dorasit ndaj viktimës, si dhe një rast kur ky i pari, kishte shkuar në shtëpinë e saj.

“Njëherë dorasi e ka vizituar shtëpinë e viktimës, por ka intervenuar policia. Në momentin e arrestimit, atëbotë i ishte gjetur edhe një armë, teksa kishte qenë në paraburgim për 48 orë.” – ka thënë një familjar.

Vrasja në Gjinekologji / Vrasja e gruas në Gjinekologji, nesër protestohet në Prishtinë
Mes tjerash, Nacionale ka dëgjuar rrëfimin edhe për një kërcënim tjetër nga i dyshuari që ndodhet në arrasti, i cili i kishte thënë asaj: “Atë ditë që ta marr djalin, kom me të furë me duar të mia.”

Një tjetër i afërm i viktimës ka thënë për Nacionalen se ajo është vizituar dje edhe nga familjarët e ish-bashkëshortit, por nuk ka pranuar të takohet me ta.

“Vjehërrit e viktimës kanë qenë dje në spital dhe i kanë dërguar para e rroba për fëmijët. Ajo s’i pranoi. I ka thënë që po kërkon vetëm ndarje.” – ka thënë ky familjar.

Kujtojmë se për rastin në fjalë u mbajtën edhe protesta, e aktivitete të shumëta, por ende nuk ka ndonjë vendim të formës së prerë, për ndonjërin nga përgjegjësit, dhe lëshimet institucionale që ndodhën në këtë rast.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë