
Pas afro dy muaj suspendim, Ljiljana Stevanoviq është kthyer në pozitën e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Suspendimi i Stevanoviq kishte ardhur pasi e njëjta ishte pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, ku kishin marrë pjesë edhe disa zyrtarë tjerë serbë që punojnë në institucionet e Kosovës.
“Betimi për Drejtësi” raporton se Stevanoviq ka arritur marrëveshje për pranimin e përgjegjësisë disiplinore me Panelin Hetimor, marrëveshje kjo e cila është aprovuar edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).
Ndërsa nuk dihet se çfarë sanksioni disiplinor i është shqiptuar kryetares Stefanoviq pasi rasti ende nuk ka përfunduar dhe ende nuk është publikuar vendimi për arritjen e kësaj marrëveshje.












