Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kthim në Gaza: Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14/10/2025 - 11:57
në Lajme
A A
Kthim në Gaza: Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Izraeli po tërhiqet ngadalë nga Rripi i Gazës. Njerëzit që po kthehen në shtëpitë e tyre përballen me rrënoja dhe dëshpërim. Shpresa për paqen është e brishtë

Nesreen Hamad pret me padurim lajme të tjera nga bashkëshorti. Ndërsa ajo dhe tre fëmijët e tyre qëndruan në vendstrehimin në qendër të Rripit të Gazës, ai nisi udhëtimin e mundimshëm për në Sheikh Radwan, një lagje në veri të qytetit të Gazës: “Bashkëshorti shkoi në shtëpinë tonë sot [e dielë 12.10.]. E dinim që ishte bombarduar, por duke e parë me sytë tanë, ishte edhe më e dhimbshme”, tha Hamadi për DW në telefon. Shtëpia është e shkatërruar plotësisht dhe pjesa më e madhe e lagjes gati nuk njihet më. Bashkëshorti i Nesreen është midis dhjetëra mijëra njerëzve që u kthyen në shtëpi pasi Izraeli njoftoi armëpushimin të premten pasdite. Videot treguan një valë në dukje të pafundme njerëzish që ecnin, kryesisht në këmbë, përgjatë rrugës bregdetare drejt Rripit verior të Gazës, i cili më parë ishte evakuuar.

Marrëveshje e brishtë

Javën e kaluar, pas negociatave intensive indirekte, Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një plan prej 20 pikash të propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja synon t’i japë fund plotësisht luftës dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit.

Shumë nga pikat e diskutueshme të planit ambicioz amerikan ende nuk janë diskutuar në detaje. Si pjesë e fazës së parë, Hamasi liroi 20 pengjet e mbetura gjallë të hënën, ndërsa Izraeli do të lirojë gati 2,000 të burgosur palestinezë, shumë prej të cilëve mbahen pa akuza. Pritet që të dorëzohen edhe trupat e 28 pengjeve të mbetura të vdekura.

Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi – i cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe mjaft vende të tjera – kreu masakra ndaj disa fshatrave izraelite, bazave ushtarake dhe festivalit të muzikës Nova pranë Rripit të Gazës. Sipas autoriteteve izraelite, rreth 1,200 njerëz u vranë dhe rreth 250 pengje u morën nga Rripi i Gazës.

“Të rrënuar psikologjikisht”

Nesreen Hamadi thotë se ndihet e lehtësuar që bombardimet izraelite kanë ndalur, por humbja përfundimtare e shtëpisë së saj është vetëm një nga shumë kujtime të dhimbshme nga dy vitet e fundit të luftës për mbijetesë: ajo thotë, se është zhvendosur 17 herë gjatë asaj kohe.

“Lufta mbaroi, falë Zotit, por vetëm pasi vrau gjithçka brenda nesh. Vrau miq, të afërm dhe fqinjë. Shkatërroi Gazën. Na shndërroi në të rrënuar psikologjikisht. Na mbolli sëmundje sepse nuk kishte ilaçe, sepse ishim të zhvendosur dhe lufta ndoti edhe mjedisin”, tha Hamadi. “Shpresoj që lufta të mos kthehet më kurrë dhe që të mos përjetojmë më kurrë frikë.”

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth dy të tretat e ndërtesave të Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës. Autoriteti Shëndetësor i Gazës, i drejtuar nga Hamasi, raporton se më shumë se 67,000 njerëz – kryesisht civilë – janë vrarë gjatë luftës dyvjeçare. Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze e ka përshkruar luftën si gjenocid – një akuzë që Izraeli e mohon kategorikisht.

“Gjithçka për shkak të Hamasit dhe Izraelit”

Por jo të gjithë i respektuan thirrjet për evakuim, të cilat ushtria izraelite i lëshoi ​​për herë të fundit në fillim të shtatorit përpara se të intensifikonte sulmet e saj për të pushtuar qytetin. Mahmoud Afif dhe gjashtë fëmijët e tij nuk kishin mundësi të përballonin transportin ose strehimin në Rripin jugor të Gazës. “U zhvendosa mes tre vendeve në qytetin perëndimor të Gazës dhe, falë Zotit, unë dhe të gjithë fëmijët e mi mbijetuam”, thotë ai në telefon nga Qyteti i Gazës.

Shtëpia e tij u rrafshua me themele, thotë Mahmoud. “E humba shtëpinë, të cilën e kisha ndërtuar pa lodhur me vëllezërit e mi gjithë jetën time, dhe e gjitha për shkak të Hamasit dhe Izraelit”, tha ai. “Çdo gjë që ka ndodhur në Gaza në dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë efekt. Përkundrazi, e ka kthyer Gazën vite prapa. Izraeli ka bërë armiq për shumë vite.”

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë tërhequr pjesërisht në vijën e rënë dakord në fazën e parë të marrëveshjes. Megjithatë, ato pretendojnë se ende mbajnë të paktën 53 përqind të territorit. Një zëdhënës i ushtrisë deklaroi se shumë zona, veçanërisht në veri, lindje dhe jug, mbeten të ndaluara për palestinezët dhe se afrimi ndaj këtyre zonave mund të jetë “kërcënues për jetën”.

Pak shpresa për të ardhmen

Dyshimet nëse dhe sa do të zgjasë armëpushimi i shqetësojnë shumë njerëzit në Gaza. Në mesin e marsit, Izraeli i dha fund në mënyrë të njëanshme një armëpushimi dhe rifilloi luftimet me intensitet të pazvogëluar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërcënon ta bëjë këtë përsëri nëse Hamasi nuk i dorëzon armët.

Sidoqoftë, shumë njerëz e kanë të vështirë të imagjinojnë një të ardhme përballë shkatërrimit të jashtëzakonshëm. Prindër si Nesreen Hamad janë gjithashtu të shqetësuar për arsimin dhe shëndetin e fëmijëve të tyre. Ata nuk kanë shkuar në shkollë për dy vjet. Pjesë të mëdha të sistemit të kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës janë shkatërruar. Edhe pse marrëveshja parashikon shpërndarjen e ndihmave, është e paqartë se sa ndihma do të lejojë Izraeli përmes kalimeve kufitare.

Në planin afatmesëm, lind edhe pyetja se kush do ta qeverisë Rripin e Gazës në të ardhmen. Plani parashikon një administratë teknokrate nën udhëheqjen palestineze, e mbikëqyrur nga një grup ndërkombëtar i kryesuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair në një pozicion kyç. Si banore Nesreen Hamad thotë, se “nuk dua Hamasin apo ndonjë grup tjetër palestinez”. Për të “çdo organizatë ndërkombëtare që mund të na qeverisë dhe të rindërtojë Rripin e Gazës do të ishte e mirëpritur.” Edhe Mahmoud Afif mendon ngjashëm: “Nuk e di kush do ta qeverisë Rripin e Gazës, por e di që nuk dua askënd nga epoka e mëparshme.” Me këtë nënkuptohet para së gjithash Hamasi militant islamist, i cili rrëzoi Autoritetin Palestinez nga Rripi i Gazës në vitin 2007 dhe mori pushtetin në brezin bregdetar. “Shpresoj për fëmijët e mi”, thotë Afif: “Kushdo që udhëheq popullin duhet t’u ofrojë atyre një të ardhme më të mirë.” /DW

JU REKOMANDOJMË

Operacioni i AKI’së, shtetasi turk që ra në pranga krijoi rrjet rekrutimi të punonjësve me skuter nga Turqia në “Wolt”

Operacioni i AKI’së, shtetasi turk që ra në pranga krijoi rrjet rekrutimi të punonjësve me skuter nga Turqia në “Wolt”
23/07/2026 - 11:32

Dervish Kelleci, shtetas turk, pronar i një biznesi të regjistruar në Kosovë, u arrestua të mërkurën në një operacion të përbashkët policor mes Policisë, Prokurorisë dhe Agjencisë së...

Më shumëDetails

Aksidenti me fatalitet në Studime: Ndalohet shoferi i veturës pasi ishte i dehur dhe po voziste në shiritin e kundërt

Aksidenti me fatalitet në Studime: Ndalohet shoferi i veturës pasi ishte i dehur dhe po voziste në shiritin e kundërt
23/07/2026 - 11:26

Gazeta Online Veriu.info raportoi sot ekskluzivisht për një aksident me fatalitet në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Studime. Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se...

Më shumëDetails

IKD nis mbledhjen nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

IKD nis mbledhjen nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal
23/07/2026 - 11:10

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me...

Më shumëDetails

Aksioni në MPB – Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni që përfunduan në pranga për dallavere me lejeqëndrim

Aksioni në MPB – Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni që përfunduan në pranga për dallavere me lejeqëndrim
23/07/2026 - 10:56

Një hetim disa mujor i zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë ka çuar në goditjen e një skeme të dyshuar korruptive...

Më shumëDetails

Paralajmërimi i IHMK-së për stuhi, Rugova: Ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit

Paralajmërimi i IHMK-së për stuhi, Rugova: Ishte një ndryshim i situatës në moment të fundit
23/07/2026 - 10:52

Meteorologu, Mendim Rugova ka komentuar mbi paralajmërimin e Iinstitutit Hidrometerologjik të Kosovës për stuhi të fuqishme gjatë ditës së djeshsme, e cila megjithatë nuk ndodhi. Rugova tha se...

Më shumëDetails

Dy gra rrahin një burrë në Istog

Dy gra rrahin një burrë në Istog
23/07/2026 - 10:49

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik në Istog, ku të dyshuara janë dy gra. Rasti ka ndodhur më 22 korrik, rreth orës 21:35, kur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, një grua humb jetën!

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Abdixhiku sërish në qendër të kritikave, publikohen pamjet e eskortës së tij

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrëfimi i pasagjerit pas tmerrit që përjetoi në avion: “Jetën ia shpëtoi një shqiptar”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë