Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ku i ka rrënjët “Zajednica”, Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

11/11/2023 - 22:18
në Kryesore, Lajme
A A
Ku i ka rrënjët “Zajednica”, Asociacioni i komunave me shumicë serbe?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, Kosovës i është dorëzuar zyrtarisht një draft që parasheh ose dizajnon asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për këtë draft përmbajtja po mbahet e fshehur por në të kaluarën drafte të ngjashme madje edhe me nënshkrime mbi to kanë qenë publike, historia e të cilave ka nisur qysh në vitin 2013, me marrëveshjen e prillit në Bruksel.Në librin “Kosova një histori e shkurtër”, historiani Noel Malcolm shpjegon sesi në vitin 1989, pothuajse asnjë komunë në Kosovë nuk ishte e banuar me shumicë serbe.
Paradoks me realitetin që po e jetojmë, ndonëse në numër serbët nuk janë më shumë sot, ata janë shumicë në 10 komuna.Ky realitet është krijuar dhe betonuar me pakon e Marti Ahtisarit, përmes procesit të decentralizimit.

Ky plan rregullon fushën e kulturës, gjuhës, fesë, traditës, arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe prone.Të drejtat e de-centralizuara të cilat i gëzojnë serbët tash po duan që t’i centralizojnë si pushtet në atë që njihet si asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Fara e para për këtë projekt u mbollën në Bruksel me nënshkrimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013.Kompetencat e asociacionit parashihej të ushtroheshin kolektivisht nga 10 komunat, specifikisht në rrafshin ekonomik, në arsim, shëndetësi e kujdes social si dhe në planifikim urban dhe rural.
Asociacioni do të kishte president, asamble, këshill, bord, administratë dhe Zyrë për ankesa.Në asociacion mundë të bashkoheshin të gjitha komunat, por shpërbërja e tij nuk mund të bëhej vetëm më vendim të komunave pjesëmarrëse.

Për draftin e statutit të asociacionit ishte ngarkuar një i ashtuquajtur ekip-menaxhues i përbërë nga katër serbë prej komunave veriore.Më 25 gusht 2015, Kosova dhe Serbia u pajtuan mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të AKS-s. Aty u përcaktuan objektivat, korniza ligjore, marrëdhëniet menivelin qendror, struktura organizative, si dhe aftësia juridike.
Me ose pa kompetenca ekzekutive është diskutimi që bëhet vazhdimisht. Sa ka fuqi ekzekutive do të vërtetohej më vonë nga Gjykata Kushtetuese, por kështu do të dukej nëse do të ishte realitet:
Do të mund të propozante amendamente të legjislacionit dhe rregulloreve të tjera relevante, inicim ose pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore në gjykatat kompetente, përshirë Gjykatën Kushtetuese, dhe kundër çdo akti ose vendimi që ndikon në kompetencat e asociacionit.
Të nominoj përfaqësues në organet kompetente të qeverisjes qendrore dhe qasje në informata në autoritetet qendrore, në përputhje me ligjin e Kosovës. Asociacioni do të merrte në posedim prona të luajtshme dhe të paluajtshme, me të drejtë të bashkëpronësisë së kompanive që ofrojnë shërbime lokale, brenda fushëveprimit të asociacionit dhe që të lidhë kontrata. Asociacioni parashihej të kishte buxhet të vetin me të drejtë që të grumbulloj të holla nga shërbimet organizatat vendore e ndërkombëtare përfshirë edhe nga Serbia.Për fund aty parashihej që asociacioni i komunave me shumicë serbe të ketë simbole, stemën e saj, si dhe statutin në përputhje me ligjin e Kosovës.

Kto kompetenca atë kohë nga partitë opozitare ishin vlerësuar si themele të Republikës Srbska në Kosovës, Bosnjizim i Kosovës dhe pushtet i ri në dorën e Serbisë.Presion përmes protestave ishte shtuar e madje në kundërshtim të asociacionti ishin mbledhur e dorëzuar në Kuvend mbi 200 mijë nënshkrime.
Pas presionit publik ishte radha që fjalën ta thotë Gjykata Kushtetuese, përgjigje që erdhi vetëm pas kërkesës së ish-presidentes, Atifete Jahjaga.Gjykata Kushtetuese konstatoti se marrëveshja nuk ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Nga ajo kohë pala kosovare këmbëngul që asociaconi themelohet vetëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtuese e Serbia synon të kundërtën.Vendimi i Kushtetueses nuk e mbylli diskutimin për asociacionin, ai vazhdon edhe sot.
Zyrtarisht e jo-zyrtarisht nga 2015 kanë qarkulluar e janë komentuar me dhjetëra drafte por asnjëri në Zyrën e Kryeministrit.Kjo ditë erdhi më 21 tetor, dhe në Prishtinë e sollën pesë emisarët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë, bashkë me Lajçakun.
Drafti i propozuar nga pesëshja të paktën deklarativisht është pranuar nga Republika e Kosovës. Kundërshtari kryesor ndër vite, kryeministri Albin Kurti, në takimin e 26 tetorit në Bruksel ka qenë i gatshëm të nënshkruaj në dokumentin që përmbanë draftin për asociacionin, përfshirë marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Zbatues të Ohrit.Ky takim dështoi të jetë i suksesshëm e ndoshta edhe historik për shkak se Serbia refuzoi të nënshkruajë.
Çka përmbanë dokumenti e si do të duket asociacioni në rast se themelohet e dijnë pak persona. Të paktën në Kosovë, zyrtarisht janë të informuar Kryeministri, Presidentja, Kryeparlamentari, ndërsa për krerët e opozitës nuk dihet sigurt.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë