Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuba arreston gazetarin e ‘Radio Marti’

10/01/2024 - 10:04
në Kryesore, Lajme
A A
Kuba arreston gazetarin e ‘Radio Marti’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një bashkëpunëtor i ‘Radio Marti” u arrestua të martën në mëngjes në Havanë nga autoritetet.

Një bashkëpunëtor i ‘Radio Marti” u arrestua të martën në mëngjes në Havanë nga autoritetet, thuhet në një deklaratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM) e cila mbikëqyr transmetimet globale të financuara nga Kongresi amerikan.

Oscar Elias Biscet, një bashkëpunëtor i ‘Radio Marti’, u arrestua nga autoritetet kubaneze ndërsa po dilte nga shtëpia e tij në Havanë dhe po mbahet pa shpjegime, thuhet në deklaratë.

Ashtu si Zëri i Amerikës, Radio Marti financohet nga Kongresi amerikan dhe gëzon pavarësi editoriale.

Sylvia Rosabal, drejtore e Zyrës së Transmetimeve për Kubën, e cila mbikëqyr ‘Radio Marti’, e dënoi arrestimin e gazetarit Biscet dhe bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Ajo tha përmes një deklarate se arrestimi ishte “një përpjekje e dukshme për të heshtur mbulimin e të drejtave të njeriut në Kubë”. “Kjo shkelje nga zyrtarët kubanezë duhet të konsiderohet një paralajmërim për këdo që guxon të shprehë shqetësimin për të drejtat e të gjithë njerëzve”, vazhdoi ajo.

Konsullata e Kubës në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Zërit të Amerikës për koment.

I njohur për mbulimin e të drejtave të njeriut

I nderuar me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Bush në vitin 2007, zoti Biscet njihet për mbulimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën dhe në Kubë. Ai është burgosur disa herë në të kaluarën.

Pas dënimit me 25 vjet burgim, nën akuzat se kishte punuar me Shtetet e Bashkuara për të përmbysur qeverinë e Kubës, ai kaloi gati një dekadë në qeli përpara se të lirohej në vitin 2011 si rezultat i trysnisë ndërkombëtare.

Arrestimi i tij i fundit përkon me takimin vjetor të Projektit Emilia, një fushatë e themeluar nga zoti Biscet për të nxitur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kubë. Ai u arrestua një vit më parë, pak para takimit të Projektit Emilia.

Pavarësisht nga rreziqet e njëpasnjëshme për sigurinë e tij, zoti Biscet ka refuzuar të largohet nga Kuba. Kuba renditet në vendin e 172 për sa i përket lirisë së shtypit, sipas Organizatës Gazetarët pa Kufij. /VoA

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë