Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kufiri i incidenteve” mes Kosovës dhe Serbisë

17/06/2023 - 16:34
në Kryesore, Lajme
A A
“Kufiri i incidenteve” mes Kosovës dhe Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra.Në 24 vjet pas përfundimit të luftës, në këtë vijë kufitare që për Kosovën është kufi e për Serbinë vijë administrative, kanë ndodhur disa incidente.

Një ka ndodhur në vitin 2012, kur njësitet speciale të Serbisë kanë arrestuar dy policë kufitarë të Kosovës në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe më 14 qershor të këtij viti, kur forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës.Kosova thotë se ata janë arrestuar në territorin e saj, Serbia pretendon në të sajin, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, thotë se “mbetet e paqartë” se ku kanë qenë policët në kohën e arrestimit.

Në fakt, në të dyja rastet, Serbia ka pretenduar se policët kosovarë kanë hyrë në territorin e saj dhe se ata nuk kanë të drejtë të shkelin në atë që njihet si “zonë neutrale”.

Sipas palës serbe, në zonën neutrale në mes të Kosovës dhe Serbisë, të drejtë patrullimi kanë vetëm pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe forcat serbe.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka fajësuar Serbinë për, siç ka thënë, “rrëmbimin” e tre policëve në territorin e Kosovës.

Si kontrollohet vija kufitare Kosovë – Serbi?

Kosova dhe Serbia zyrtarisht nuk e kanë të kryer procesin e demarkacionit të kufirit.

Megjithatë, kur është bërë demarkacioni me Malin e Zi në vitin 2018 – me gjithë kundërshtimet politike në Prishtinë – si referencë është marrë Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, që është miratuar më 28 shkurt të vitit 1974 – asokohe nga ana e Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës dhe Kuvendit të Jugosllavisë.

Me këtë dokument, Kosova ka pasur kufijtë e saj territorialë që kanë pasur cilësinë e kufijve shtetërorë.

Për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës, nga viti 1999 kur ka përfunduar lufta, është përgjegjës misioni i KFOR-it.Ky mision e ka këtë përgjegjësi bazuar në atë që njihet si Marrëveshje Ushtarako-Teknike e Kumanovës, e cila i ka dhënë fund luftës në Kosovë.

Serbia e ka nënshkruar këtë marrëveshje me NATO-n në vitin 1999, duke i tërhequr më pas të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova.

As KFOR-i e as autoritetet kosovare nuk kanë folur për REL-in lidhur me mënyrën e menaxhimit të zonës neutrale mes Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë thotë Marrëveshja e Kumanovës?

Për të vendosur një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive, në asnjë rrethanë, asnjë Forcë e RFJ-së [Republikës Federative të Jugosllavisë] dhe Republikës së Serbisë nuk do të hyjë, rihyjë ose mbetet brenda territorit të Kosovës ose Zonës së Sigurisë Tokësore dhe Zonës së Sigurisë Ajrore.

Më 2012 dhe 2023, kur Serbia ka arrestuar policë të Kosovës, ajo ka thënë se ata kanë shkelur Marrëveshjen Ushtarako-Teknike të Kumanovës, e cila, sipas Beogradit zyrtar, u mundëson patrullim të armatosur në “zonën e neutrale” vetëm forcave të KFOR-it dhe forcave të Serbisë.

Por, të njëjtën gjë e ka thënë vazhdimisht edhe Prishtina zyrtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Kumanovës që e ndalon çdo forcë policore e ushtarake serbe të futet në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës kryen patrullime në vijën kufitare Kosovë – Serbi që nga themelimi i saj, më 1999.Në vitet e para të pasluftës, patrullimet janë kryer në bashkëpunim me KFOR-in, misionin e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e më vonë edhe me misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, institucionet ndërkombëtare, si KFOR-i dhe EULEX-i, i kanë transferuar gradualisht përgjegjësitë për kontrollin e zonës neutrale Kosovë-Serbi – që është rreth 5 kilometra – te Policia e Kosovës.

Tani, policia kryen patrullime të rregullta në vijën kufitare me Serbinë njëjtë si me shtetet e tjera.Incidentet kryesore në vijën kufitare Kosovë – Serbi14 qershor 2023Incidenti i fundit është arrestimi i tre policëve kufitarë të Kosovës – sipas autoriteteve të vendit – në Tresave/Bare në Leposaviq, pjesa veriore e Kosovës.

Kosova ka paraqitur harta të vendit ku, siç është thënë, kanë qenë policët – rreth 1.5 kilometra brenda territorit të Kosovës, ndërkohë që, sipas Serbisë, ata janë arrestuar “thellë” në territorin e saj./REL/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë