Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 31°C deri në 37°C.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Sipas IHMK-së, masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të zakonshme të stinës së verës.













