Rasti i djeshëm ku një televizion në Shqipëri po transmetonte një film kosovar përmes titrimit shqip ka nxitur debat të nxehtë në publik.
Përmes ironisë ndaj këtij rasti ka reaguar edhe analisti kosovar Imer Mushkolaj, me një status në Facebook, raporton Gazeta Online Veriu info.
Mushkolaj ka shkruar një fjali në dialektin kosovar dhe një përkthim ironik të saj në standardin që përdoret në Shqipëri.
Postimi i tij:
– Kuku, tek je bo krejt zallë!
– Obobo, qenke bërë tërë rërë!












