Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kupchan: Ligji amerikan i mbrojtjes synon të nxisë Kosovën e Serbinë të tejkalojnë ngërçin, ka shqetësime për qasjen e Kurtit

09/01/2026 - 22:28
në Kryesore, Lajme
A A
Kupchan: Ligji amerikan i mbrojtjes synon të nxisë Kosovën e Serbinë të tejkalojnë ngërçin, ka shqetësime për qasjen e Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zyrtari i lartë amerikan, Charles Kupchan, në një intervistë në Euronews Albania vlerëson se Kongresi i Shteteve të Bashkuara po përpiqet të rikthejë Ballkanin Perëndimor në fokusin e politikës së jashtme amerikane, në një moment kur rajoni përballet me mungesë stabiliteti dhe ngërç politik.

Sipas tij, përfshirja e Kosovës dhe Serbisë në dokumentin e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara synon të ushtrojë presion konstruktiv mbi Prishtinën dhe Beogradin për të ecur përpara në dialog dhe për të kapërcyer bllokimin aktual, duke kërkuar njëkohësisht qeveri të qëndrueshme në të dyja vendet.

Ai nënvizon se Kongresi po përpiqet të nxisë presidentin Trump dhe administratën e tij që të angazhohen më aktivisht në rajon, në një kohë kur nevojitet rifokusim serioz i SHBA-së në çështjet e sigurisë në Ballkan.

“Trump do të përpiqet që ta fusë në listën e tij të arritjeve normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi. Pra, kemi rritjen e shqetësimit amerikan që vjen pas tërheqjes së SHBA-së nga dialogu mes Serbisë dhe Kosovës dhe kemi mungesën e qeverisë së Kosovës për një periudhë të gjatë. Dokumenti e nxit kryeministrin Kurti që, pas fitores së zgjedhjeve, ta formojë sa më shpejt qeverinë. Por ka shqetësime në lidhje me qasjen e zotit Kurti. Prania e Kosovës në këtë dokument synon të nxisë Prishtinën dhe Beogradin që të ecin përpara në dialogun dypalësh dhe të tejkalojnë ngërçin që i ka kapur. Gjithashtu, dokumenti u kërkon këtyre dy vendeve që të kenë qeveri të qëndrueshme. Në Serbi kemi një situatë të destabilizuar, në Kosovë kemi muaj të tërë pa qeveri, prandaj është koha që të dy vendet të avancojnë përpara me punën e vështirë që kanë. Në Kongres, në të dyja dhomat, ka shumë zyrtarë që kanë kaluar kohë të konsiderueshme në Ballkan, ndaj kemi një draft që ka ardhur posaçërisht për Ballkanin. Më parë, administrata Trump nuk ishte fokusuar shumë në aspektin e sigurisë së Evropës, sikurse bëri administrata Biden, dhe kjo është një përpjekje e Kongresit për ta nxitur presidentin dhe njerëzit rreth tij, përfshirë sekretarin Rubio, që ta marrin në dorë këtë axhendë. Vetë Trump ka bërë disa deklarata për Kosovën dhe Serbinë, duke marrë meritat se ka parandaluar një luftë mes tyre. Tani Kongresi i kërkon presidentit Trump që të angazhohet në Ballkan, pasi po shohim një tërheqje dhe nevojitet që të rifokusohemi sërish në çështjet e rajonit të Ballkanit”, tha ai./Euronews Albania/

JU REKOMANDOJMË

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet
24/03/2026 - 20:01

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka publikuar një foto në rrjetet sociale, duke thënë se NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që...

Më shumëDetails

Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO

Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës, Jamie Shea: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën në NATO
24/03/2026 - 19:52

Ish-zëdhënësi i aleancës veriatlantike, Jamie Shea, ka thënë se nuk dëshiron të vdesë pa e parë Kosovën në NATO. 27 vite pas ndërhyrjes së NATO-s, ai theksoi se...

Më shumëDetails

Irani i përkushtuar ndaj armëpushimit gjithëpërfshirës – jo të përkohshëm, i thotë ministri i jashtëm homologut kinez

Irani i përkushtuar ndaj armëpushimit gjithëpërfshirës – jo të përkohshëm, i thotë ministri i jashtëm homologut kinez
24/03/2026 - 19:49

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka folur me homologun e tij iranian, Abbas Aragchi, ka raportuar BBC. Në tekstin e përkthyer nga media shtetërore kineze, Aragchi...

Më shumëDetails

Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Iran dhe zyrtarët atje ‘e duan shumë një marrëveshje’

Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington
24/03/2026 - 19:43

Në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump trajton konfliktin në Lindjen e Mesme ndërsa bën betimin si sekretar i tij i ri i Sigurisë Kombëtare. Ai përsërit pretendimet e...

Më shumëDetails

Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje

Kryeziu: Dekreti i Presidentes është i saktë dhe duhet të shkojmë në zgjedhje
24/03/2026 - 19:33

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese për...

Më shumëDetails

Kosova përballë një prove politike: kompromis apo krizë e re?

Rriten shpenzimet, në tremujorin e dytë Qeveria shpenzoi rreth 785 milionë euro
24/03/2026 - 18:34

Kosova duket se po rrëshqet sërish drejt zgjedhjeve të parakohshme – jo si rezultat i një domosdoshmërie demokratike, por si pasojë e një dështimi të vazhdueshëm politik për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë